Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj përmes një statusi në rrjetin e tij social në Facebook ka treguar se u ka ofruar asistencën e FSK-së autoriteve shqiptare për situatën e krijuar nga helmimet e qytetarëve në Krujë, shkruan Gazeta Demos.
Mehaj ka treguar se gjatë gjithë ditës ka komunikuar me homologun e tij shqiptar, Niko Peleshi si dhe me amabasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi që ta kuptojë nga afër gjendjen.
Ai ka bërë të ditur se ka kërkuar që të gjitha kapacitetet specialistike të Forcës së Sigurisë së Kosovës të qëndrojnë në gjendje gatishmërie për ofruar të gjithë asistencën e mundshme.
Postimi i tij i plotë: