Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Si u torturua për 36 orë rresht në “52-sh”, Ibish Neziri nga shqiptarët e UDB-së?

    31/07/2024 20:47
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Pas arrestimit të tij dhe torturave në Gjakovë, Ibish Neziri u dërgua në Pejë, në dhomën famëkeqe të torturave “52-sh”.

    Veprimtar i lëvizjes kombëtare dhe ish i burgosuri politik ka ndarë përvojën e tij të torturës së pashpirt nga shqiptarët e UDB-së jugosllave në një intervistë në “Debat Plus”.

    Neziri përmendi me emër ata që e torturuan pa ndërprerje për 36 orë: Demë Muja, Hasan Jakupi dhe Jakup Lonçari.

    “Atë plan (plani i kazermës së Pejës) e ka vjedh Ismet Ibërdemaj, në kohën e shërbimit paraushtarak në kazermë. Ka pasur edhe diçka tjetër (në shtëpinë e Nezirit në Pejë), mjete që na dushin për luftë. Ka pasur ekpolzivë, me të cilin mendonin t’i rrëzonin shtyllat e rrymë-përcjellësit që i çonin rrymën Malit të Zi. Eksplozivi është gjetë. Edhe unë jam thirr se kam pasur për të nxënë peshk. Sa vlente dyshimi i tyre vlente edhe arsyetimi im. Shtëpinë përmbysë e lanë ashtu. Dhe me mua më çuan në katin e tretë në sekretarin e Punëve të Brendshme në Pejë.

    Dhoma më famëkeqe ka qenë 52-shi. Aty më kanë çu, aty ka filluar tortura psikike nga të gjithë. Mehmet Loci nuk ka pasur njeri ma të pistë prej goje, Demë Muja, Hasan Jakupi vetëm ndërroheshin, hynte njëri dilte tjetri, secilin shtronte presionin e vet. Kjo ka zgjatur 36 orë, pa flejë dhe njëra ndër torturat më të tmerrshme është pagjumësia. Pastaj më kanë sjellë për të ngrënë, nuk e di a kam futur ndonjë gjë në gojë, nuk ishte gjendja. Në ndërkohë ma akne sjellë procesverbalin e bastisjes dhe unë jam i zhgënjyer në dy persona që në procesverbal figurojnë emrat e tyre si dëshmitarë të bastisjes, asnjërin prej tyre se kam parë me sy. Mustafë Klemendi dhe Raif Muriqi. Fqinjët të mi, asnjërin se kam parë me sy. A kanë qenë të falsifikuar, apo e kanë nënshkruar ata por unë i kam parë emrat e tyre. Pas daljes nga burgu i kam parë, dhe nuk iu kam folur”, ka thënë Neziri.

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.