Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Si të veproni në rast të një aksidenti ajror dhe si ta kapërceni traumën pas tij?

    20/02/2025 16:03
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Rrëzimi i një avioni të linjës ‘Delta Airline’s në aeroportin ‘Pearson’ të Torontos ishte aksidenti i katërt i madh ajror në Amerikën e Veriut, gjatë tre javëve të fundit.

    Për fat të mirë të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhi mbijetuan.

    Tani psikologët dhe ekspertët e sigurisë së linjave ajrore po shpjegojnë se si të shmanget trauma afatgjatë për personat që kanë qenë në bord.

    Hetuesit do të vlerësojnë kushtet e motit, mundësinë e një gabimi njerëzor apo të ndonjë mosfunksionim në avion, ndërsa përpiqen të përcaktojnë arsyet se përse aeroplani i linjës Delta Air Lines shpërtheu në flakë dhe u kthye përmbys, ndërsa tentonte uljen në Toronto, thanë të martën ekspertët e aviacionit.

    Dëshmitarët dhe pamje të regjistruara nga vendngjarja, të hënën pasdite, tregojnë se ulja e avionit ishte aq e fortë sa krahu i djathtë i tij u shkëput.

    Për mrekulli, të 80 personat në fluturimin që ishte nisur nga Mineapolisi, i shtetit amerikan të Minesotës për në Toronto, të Kanadasë, mbijetuan.

    Profesor Robert Bor nga Qendra për Psikologjinë e Aviacionit thotë se njerëzit mund t’i kapërcejnë më shpejt këto ngjarje traumatike nëse kanë njohuri mbi rregullat e sigurisë dhe nëse e kuptojnë se si duhet të veprojnë në një rast të tillë.

    “Është tepër e natyrshme të humbasim vëmendjen kur na tregohen rregullat e sigurisë përpara një fluturimi ajror. Por nëse e lëmë mënjanë gazetën, heqim kufjet e telefonit nga veshi dhe i kujtojmë vetes për herën e 100-të apo 500-të, varësisht sa herë udhëtojmë, se duhet të numërojnë sa radhë larg është dalja e emergjencës, që nuk duhet të marrim asnjë gjë me vete në rast të një aksidenti, jashtëzakonisht e rendësishme mes shumë të tjerash, shanset që të mbijetojmë janë më të larta dhe po ashtu edhe nga pikëpamja psikologjike do jemi më mirë”, thotë zoti Bor.

    Stephanie Brown, drejtoreshë e Sigurisë së Aviacionit në Universitetin ‘Purdue’ në West Lafayette, në Indiana, bie dakord.

    “Informacioni që marrim kur jemi në avion, para fluturimit, është jetik për çdo reagim emergjent. Kjo do të thotë që po dëgjojmë, po mësojmë se kur është koha për të dalë nga avioni dhe se nuk po marrim sendet personale, sepse është humbje kohe dhe kjo vonon evakuimin”, shprehet ajo.

    Sipas zonjës Brown, ato që mund të duken si hollësi të panevojshme, mund të ndihmojnë në mbijetesën tonë në rast të një aksidenti.

    “Duhen të vendosim rripat e sigurimit, duhet të sigurohemi që karrigia është plotësisht drejtë, sepse kjo do mundësojë më shumë hapësirë për të dalë​ nëse është e nevojshme. Qëllimi ynë ideal është evakuuimi brenda 90 sekondash ose më pak”, thotë ajo.

    Rrëzimi i avionit të linjës Delta Airlines në aeroportin Pearson të Torontos ishte aksidenti i katërt i madh ajror në Amerikën e Veriut gjatë tre javëve të fundit.

    Një avion pasagjerësh dhe një helikopter i ushtrisë amerikane u përplasën pranë Aeroportit Kombëtar Reagan në Uashington, më 29 janar, me pasojë vdekjen e 67 personave.

    Një avion ambulancë u rrëzua në Filadelfia më 31 janar. Të gjashtë personat në bord dhe një tjetër në tokë, vdiqën.

    Më 6 shkurt, 10 persona u vranë në një aksident ajror në Alaskë.

    Sipas zotit Bor, studimet tregojnë se pasi i mbijetojnë traumave të tilla, ajo që kërkojnë më së shumti njerëzit, është mbështetja praktike, që mund t’ i ndihmojë në lehtësimin e stresit.

    “Duan mbështetje praktike. Si mund ta gjejnë valixhen? Ku gjendet pasaporta e tyre? Si mund të shkojnë në shtëpi? Siguria, ushqimi, ku do ta kalojnë natë, të gjithë këto elementë janë shumë më të rëndësishme sesa vëmendja ndaj aspektit psikologjik, në atë moment”, thotë zoti Bor.

    Ai thotë se vendi ku ndodh aksidenti mund të ketë gjithashtu një ndikim të madh tek bilanci i të mbijetuarve.

    Avioni i linjës Delta u rrëzua në aeroport ku shërbimet e urgjencës u përgjigjën me shpejtësi.

    “Varet ku ndodh akisdenti, nëse regjistrohet pranë një aeroporti, sigurisht që ekipet e shpëtimit arrijnë menjëherë, por nëse ndodh larg, ose në det, shanset për shpëtim ndryshojnë, variojnë në mënyrë të konsiderueshme. Një tjetër element me rëndësi, besojeni ose jo, është afëtsia për të parë, pra dukshmëria. Errësira dhe zjarri ndikojnë kabinën dhe ndikojnë aftësinë tonë për të pare se çfarë po ndodh në kabinë, ose për të parë se ku është dalja e emergjencës, nëse supozojmë se i mbijetojmë aksidentit”, thotë ai.

    Profesor Robert Bor nga Qendra për Psikologjinë e Aviacionit, thotë se nëse përjetojmë një aksident ajror dhe një nga pasagjerët që ka qenë është pranë nesh, ose një anëtar ekupazhi, humbet jetën, atëherë kjo do të ndikojë në nivelin e traumës psiklogjike, stresit dhe gjendjes sonë emocionale, pas aksidentit./VOA/

    Artikuj të ngjashëm

    Humb jetën në aksident piloti i ri spanjoll Borja Gomez

    Heroi i ditës në Skenderaj: E shpëton 4-vjeçarin nga aksidenti që mund të përfundontë me tragjedi

    Aksident trafiku tek konviktet në Prishtinë

    Të Fundit

    Dalin pamje: Ky është vendi ku vdiq 27-vjeçari në Lipjan pas arrestimit të Policisë

    Policia në Prishtinë me operacion të gjerë kundër bixhozit – bien në pranga 34 persona

    Vetaksidenti në Batllavë të Podujevës, katër persona të lënduar – Policia jep detaje

    Temperaturat mbi 35°C në zyra – KPK dhe Zyra e Kryeprokurorit reagojnë lidhur me kushtet e rënda të punës

    Noizy arrestohet në aeroportin e Cyrihut

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.