sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Stili/Jeta

    Si të shtoj peshë shpejt dhe në mënyrë të shëndetshme?

    25/05/2023 21:44
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Përgjithësisht, një person nënpeshë konsiderohet ai/ajo që ka një indeks të masës trupore (BMI) nën 18.5. Nëse BMI është mbi 25, personi konsiderohet mbipeshë dhe mbi 30, bëhet fjalë për obezitet. Gjithsesi duhet të keni parasysh që BMI merr në konsideratë vetëm peshën dhe gjatësinë, nuk merr parasysh masën e muskujve. Që do të thotë se disa njerëz vërtet mund të jenë të dobët, por kjo s’do të thotë që nuk janë të shëndetshëm. Pra, nëse jeni nënpeshë, pra BMI juaj është nën 18.5 nuk do të thotë domosdoshmërisht se keni një problem shëndetësor.

    Si të merrni peshë në mënyrë të shëndetshme

    Nëse doni të keni disa kilogramë më shumë, nuk do të thotë që të abuzoni me pijet freskuese apo ëmbëlsirat, pasi kjo nuk është e shëndetshme. Nuk janë të pakta rastet kur njerëzit me peshë normale, ose pak nënpeshë, kalojnë në diabet të tipit 2 ose përjetojnë sëmundje kardiovaskulare dhe probleme të tjera shëndetësore, thjesht nga abuzimi me ushqimin në përpjekje për t’u shëndoshur.

    – Hani më shumë proteina: Muskuli është i përbërë nga proteina dhe pa ato, shumica e kalorive shtesë përfundojnë si yndyrë e trupit (dhjam). Ushqime të pasura me proteina janë mishi, peshku, vezët, produkte të qumështit, arrat etj.

    – Hani të paktën 3 vakte të bollshme dhe hani midis vakteve: Sigurohuni të hani të paktën tre vakte në ditë dhe mundohuni që të konsumoni diçka si fruta të thata midis vakteve.

    – Hani ushqime me salca dhe erëza: Një ndër gjërat më problematike të njerëzve nënpeshë është se nuk kanë oreks për ushqim dhe zakonisht e kanë të vështirë ta përfundojnë vaktin. Kështu shtoni salca dhe erëza për t’i dhënë shije. Sa më i shijshëm ushqimi, aq më shumë kalori.

    – Ushqime që do t’ju japin energjin: arra, bajame, kikirikë, rrush i thahtë, hurma, qumësht, kos, djathë, tërshërë, patate të ëmbla, mish pule, gjalpë kikiriku, çokollatë e zezë.

    – Ushtrohuni me pesha: Në vend që kaloritë t’ju shkojnë si masa dhjamore, ushtrohuni me pesha në mënyrë që të depozitohen te muskujt. Shkoni në palestër 2-3 herë në javë dhe ngrini pesha. Niseni me pesha të lehta dhe rritini gradualisht. Nëse nuk shkoni dot në palestër,  stërvituni në shtëpi.

    Këshilla të tjera:

    1. Mos pini ujë gjatë ngrënies. 
    2. Hani më shpesh.
    3. Pini qumësht.
    4. Hidheni ushqimin në pjata më të mëdha. Nëse përdorni pjata të vogla, automatikisht hani më pak.
    5. Flini gjumë mjaftueshëm.
    6. Mos pini duhan/ Healthline

    Artikuj të ngjashëm

    Deputetja britanike: Në veri të Kosovës, bandat serbe po paguhen dhe armatosen nga Beogradi

    Gjuriq i jep ‘ultimatum’ ndërkombëtarëve: Është ora e fundit të ndërmerrni veprime kundër Albin Kurtit

    Sopjani: Bandat i zgjodhën nacionalitetet e trupave të KFOR-it, nuk sulmuan amerikanët

    Të Fundit

    Deputetja britanike: Në veri të Kosovës, bandat serbe po paguhen dhe armatosen nga Beogradi

    Gjuriq i jep ‘ultimatum’ ndërkombëtarëve: Është ora e fundit të ndërmerrni veprime kundër Albin Kurtit

    Sopjani: Bandat i zgjodhën nacionalitetet e trupave të KFOR-it, nuk sulmuan amerikanët

    Konjufca: Shpreh solidaritetin tim personal dhe institucional për 25 ushtarët e plagosur të KFOR-it

    LDK dënon ashpër sulmet e grupeve kriminale ndaj forcave të KFOR-it

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.