Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Stili/Jeta

    Si të ruajmë një stil të shëndetshëm jete?

    20/10/2022 17:54
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Edhe pse mund t’ju duket e vështirë, por me pak përpjekje do t’ia dilni mbanë të zgjidhni një dietë të shëndetshme.

    Gjëja e parë që duhet të bëni është të shtoni sasinë e frutave dhe të perimeve të freskëta. Konsumoni drithëra, arra, fara, mish pa dhjamë, pasi të gjitha këto ushqime do t’ju ndihmojnë në funksionimin e shëndetshëm të sistemit tretës. Mundohuni të gatuani në shtëpi dhe kur hani në restorant zgjidhni ushqime me produkte të freskëta. Uluni dhe shijoni vaktin pa parë celularin apo televizorin. Dhe mos harroni, ne jemi çfarë hamë. Në mënyrë që të jeni të shëndetshëm, duhet të ushqeheni shëndetshëm.

    Jeta e ngarkuar na bën të kalojmë shumë orë jashtë shtëpisë, shpesh të ulur në tryezën e punës. Një nga hapat drejt të qenit të shëndetshëm është që të jeni sa më aktivë. Nuk ka rëndësi aktiviteti që zgjidhni. Ajo që ka rëndësi është se kur përdorni trupin, tonifikoni muskujt. Aktiviteti fizik është shumë i nevojshëm.

    Trupi ynë funksionon sipas ritmit ditë-natë. Jemi krijuar për të qenë aktivë gjatë ditës dhe në gjumë gjatë natës. Por shpesh kemi tendencën të punojmë gjatë dhe të flemë pak. Mungesa e gjumit na pengon të bëjmë një stil të shëndetshëm jetese, shton rrezikun e problemeve kronike me shëndetin dhe dëmton shumë trupin e mendjen. Ndaj flini mjaftueshëm, 7 deri në 8 orë në natë. Është thelbësore t’i kushtoni vëmendje higjienës së gjumit. Për shembull, asnjëherë nuk duhet të hani shumë para se të shkoni për të fjetur. Shmangni celularin ose televizorin, pasi kjo gjë mund “të zgjojë” qelizat dhe ju largon nga gjumi. Dhe mbi të gjitha, siguroni që në dhomë të mos jetë shumë nxehtë dhe që ajri të mos jetë shumë i thatë.

    Artikuj të ngjashëm

    Skandali me mish, Latifi; Pasi ua kanë helmu mendjen, tash ua helmojnë edhe trupin tuaj e të fëmijëve tuaj

    Mbi 600 persona shtrihen në spital pas helmimit nga doneri i pulës në Turqi, arrestohen pronarët e restorantit

    Perimet që duhet të konsumoni nëse jeni prekur nga gripi në këtë periudhë

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.