Përjetimi i ndjenjave negative, stresit, mërzisë apo ankthit pa dyshim që janë prezente tek çdo njeri në pjesë të caktuara të ditës apo jetës.
Problemet e jetës së përditshme arrijnë të krijojnë luhatje dhe përmbysje të mëdha humori ndaj përjetimi i këtyre ndjenjave është i shpeshtë.
Zakonisht stresi apo ankthi largohet në kohë të shkurtra dhe njerëzit që e përjetojnë nuk i kushtojnë shumë rëndësi.
Ankthi konsiderohet si një nga armiqtë më të mëdhenj të shëndetit.
Nëse episodet janë të vazhdueshme dhe shumë të përsëritura, atëherë kjo mund të kthehet në një lloj varësie.
E për rrjedhojë në një problem të vërtetë për shpirtin, brendësinë emocionale, trurin dhe të gjithë organizmin