Irani ka sulmuar me raketa bazën më të madhe ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme, Al Udeid në Katar, si hakmarrje për goditjet ajrore të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane.
Baza ishte evakuuar paraprakisht dhe nuk raportohet për të lënduar.
AP publikon një video nga paniku që banorët e Katarit kanë përjetuar gjatë sulmit.
Sulmi është konfirmuar nga autoritetet iraniane dhe vjen në mes të një përshkallëzimi serioz të konfliktit mes Iranit, Izraelit dhe SHBA-së.
Katar, Bahreini dhe vende të tjera mbyllën hapësirat ajrore, ndërsa SHBA dhe Britania paralajmëruan qytetarët e tyre për rrezik të mundshëm.