Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Stili/Jeta

    Si ndikon sheqeri i lartë në shëndetin e trurit?

    29/09/2022 14:19
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Efektet e sheqerit të lartë në shëndet janë më se të njohura tashmë.

    Sëmundje si diabeti i Tipit 1 apo 2 shkaktohen pikërisht nga kjo substancë mjaft e pranishme në dietën e gjithsecilit. Por së fundmi ekspertët tregojnë se sheqeri efektet negative i shtrin edhe në shëndetin e trurit dhe mendjes.

    Nivelet më të ulëta të sheqerit në gjak, nga ana tjetër, shoqërohen me shëndet më të mirë të trurit, sipas një studimi të ri nga Kolegji Universitar Londër dhe Shkolla Londineze e Higjenës dhe Mjekësisë Tropikale.

    Si e ndikon sheqeri trurin?

    Studimi i botuar në revistën Diabeti, Obeziteti dhe Metabolizmi të cilit i referohet AgroWeb.org tregon se mbajtja e niveleve të sheqerit nën kontroll lidhet me parandalimin e sëmundjeve mendore.

    Ekspertët raportojnë se personat e diagnostikuar me paradiabet që kanë një nivel të lartë sheqeri në trup kanë 54% më shumë shanse të zhvillojnë sëmundje mendore se personat me nivele normale të sheqerit në gjak.

    Në fakt paradiabeti shihet si periudha më e rrezikshme për ta zhvilluar këtë sëmundje për shkak të reaksioneve të ndryshme që ndodhin në tru.

    Mjekët thonë se nivelet e larta të sheqerit edhe nëse nuk janë kronike shkaktojnë inflamacion

    Me kalimin e kohës ky inflamacion i trurit nëse është kronik ndikon në plakjen më të shpejtë duke ndikuar tek sëmundjet që prekin mendjen.

    Sheqeri bën që enët të ngushtohen, të ngurtësohen dhe të rrjedhin kimikate të dëmshme, duke shkaktuar kështu atë që quhet çmenduria vaskulare.

    Ekspertët thonë se këto studime janë ende të hershme, por tregojnë një lidhje të qartë mes sheqerit dhe dëmtimit të trurit.

    Kështu sugjerojnë që gjithnjë të mbani nën kontroll nivelet e sheqerit në mënyrë që të mbani larg të gjithë rreziqet që ai sjell.

    Artikuj të ngjashëm

    A bëhen fëmijët hiperaktivë për shkak të sheqerit?

    Keni problem me kujtesë të dobët? Këto janë ushqimet që ju ndihmojnë për një mendje të mprehtë

    Disa nga shenjat që tregojnë se konsumoni shumë sheqer

    Të Fundit

    Tejkaloi shpejtësinë, shoferi në Ferizaj gjobitet me 300 euro dhe i ndalohet vozitja për 3 muaj

    Përfshihet nga flakët një lokal në Fushë Kosovë

    Arrestohet polici në Shqipëri, u jepte fajde personave të ndryshëm, më pas i kanoste

    Zgjedhjet lokale, me 23 korrik fillon regjistrim i votuesve jashtë vendit

    Gjermania nuk është më destinacioni kryesor për azilkërkuesit në Evropë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.