Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Stili/Jeta

    Si ndikon mbipesha te shëndeti i trurit dhe kujtesa

    16/09/2023 08:40
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Një studim i kohëve të fundit i kryer në Universitetin e Arizonës ka zbuluar një lidhje të fortë mes indeksit të masës trupore me funksionet e trurit.

    Sipas ekspertëve, njerëzit që duan të kenë një mendje të mprehtë edhe në moshë të thyer duhet të tregojnë kujdes me peshën.

    Mbipesha dhe depozitat e mëdha dhjamore në organizëm rrisin inflamacionin në trup dhe ky i fundit mund të arrijë në tru duke ndikuar negativisht në funksionet e tij veçanërisht kujtesën.

    Studiuesit analizuan të dhënat e qindra pacientëve dhe zbuluan se njerëzit që janë mbipeshë kanë një performancë të dobët sa i përket kujtesës dhe kjo përkeqësohet me kalimin e moshës.

    Humbisni në peshë për një kujtesë të fortë

    Studimet tregojnë se humbja e kilogramëve të tepërt përmirëson ndjeshëm mënyrën se si funksionon truri dhe kujtesën.

    Kjo e fundit ka lidhje të fortë jo vetëm me obezitetin dhe mbipeshën por edhe me diabetin.

    Diabeti dhe obeziteti janë dy ndër faktorët më të mëdhenj të problemeve me kujtesën dhe sklerozën.Njerëzit që konsumojnë shumë sheqer, ushqime me nivel të lartë glicemie, pijnë alkol dhe bëjnë një jetë pasive janë ndjeshëm më të rrezikuar nga këto dy probleme.

    Simptomat paralajmëruese të këtyre problemeve  janë: urinimi i tepërt, etja e tepërt, uria e madhe dhe shërimi i vonuar i lëndimeve fizike apo plagëve.

    Flini gjumë në të mirë të kujtesës

    Shumë studime kanë lidhur problemet me gjumin me rrezikun e lartë të problemeve me kujtesën.

    Disa prej problemeve më të përhapura me gjumin janë pagjumësia dhe apnea e gjumit.

    Njerëzit që flenë më pak se 7-8 orë në natë janë më të rrezikuar nga problemet me kujtesën.

    Gjumi i pakët ka një ndikim të drejtpërdrejtë në sasinë e gjakut që furnizon trurin dhe nëse njeriu fle rregullisht pak ka probleme me përqendrimin dhe humbje të kujtesës./AgroWeb

    Artikuj të ngjashëm

    Keni problem me kujtesë të dobët? Këto janë ushqimet që ju ndihmojnë për një mendje të mprehtë

    Sulmet në tru janë më të zakonshme dhe më serioze tek gratë

    Si ndikon mbipesha në plakjen e trurit

    Të Fundit

    Trump pret në takim Netanyahun – kjo është arsyeja

    Protestat në Serbi, momenti kur banorët e Uzhicës thyejnë kordonin e policisë

    Zjarri në Bllacë, të rejat e fundit nga QKM: Shfuqizohet ndalesa për automjetet për transportimin e mallrave dhe autobusët

    Një foshnje vdes gjatë lindjes në Gjakovë, nisin hetimet

    Oficeri i FSK-së diplomon me sukses në SHBA

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.