Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Stili/Jeta

    Si ndikon mbipesha në plakjen e trurit

    26/04/2023 15:47
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Një studim i fundit ka zbuluar se përmbajtja e lëndës së bardhë në trurin e një personi me moshë mesatare mbipeshë është e ngjashme me atë të një moshuari.

    Thënë troç, mbipesha ka shumë efekt në trurin e një personi.

    Lënda e bardhë është përgjegjëse për transmetimin e sinjaleve të ndryshme dhe të vazhdueshme në tru.

    Ajo shërben për të lehtësuar komunikimin në mbarë trupin.

    Humbja e lëndës së bardhë korrespondon me shfaqjen e sëmundjeve mendore siç janë Parkinson, Alzheimer, skleroza e shumë të tjerë.

    Rrjedhimisht, mbipesha ka fuqinë të dëmtojë fort trurin.

    Ekspertët thonë se nivelet globale të mbipeshës janë në rritje.

    Sipas tyre, pasojat në shëndet të mbipeshës janë shumë serioze.

    Të dhënat e studimit për mbipeshën

    Studiuesit mblodhën të dhënat për 473 pjesëmarrësish në studim.

    Pjesëmarrësit kishin pesha të ndryshme trupore.

    Më pas ata u ndanë në grupe në varësi të peshës.

    Duke analizuar treguesit e lëndës së bardhë, studiuesit kuptuan se njerëzit që janë mbipeshë kanë sasi të pakëta të kësaj lënde.

    Sipas tyre, sasia e lëndës së bardhë në trurin e një personi mbipeshë është e barabartë me atë të një personi 10 vjet më të vjetër.

    Mbipesha dhe inteligjenca

    Pas përmbledhjes së të dhënave të AgroWeb.org, truri është i brishtë kur njeriu është i rritur por mbipesha nuk ka asnjë ndikim në zgjuarsinë e njeriut apo në funksionet mendore.

    Shkencëtarët nuk e dinë ende nëse lënda e bardhë mund të rimëkëmbët plotësisht pas rënies së peshës, por ky zbulim hedh dritë mbi një çështje shumë të diskutueshme.

    Nga ana tjetër, studimet thonë se aktiviteti fizik është shumë i rëndësishëm kundër mbipeshës.

    Çdo lloj aktiviteti fizik ka një ndikim shumë pozitiv në shëndetin mendor.

    Disa studime kanë arritur në konkluzionin se aktiviteti fizik i çdo lloji ka një rol përcaktues në jetëgjatësinë e njeriut.

    Artikuj të ngjashëm

    Si i bëri për spital disa serbë Mr Bee me shokun e tij, tregon vet ai

    Gjykata merr një vendim ndaj të dyshuarit për sulm ndaj gjinekologut Afrim Veliu

    Mr Bee rrëfen për përplasjen brutale me serbët në Australi: Njërit ia ngula thikën në bark, shoku im e goditi me kazmë

    Të Fundit

    Osmani flet me kryediplomatin e Tanzanisë për forcimin e lidhjeve mes Kosovës dhe vendeve afrikane

    Protesta studentore në mbi 30 qytete të Serbisë: Kërkohet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme

    Spiropali merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar në Prishtinë

    Arabia Saudite ndalon mbi 269 myslimanë “pa leje për haxh” që të hyjnë në Mekë

    Nëna e Ledrit flet për herë të parë për ndarjen e tij nga Sara

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.