Opinionistja Kimete Berisha me një postim në rrjetin social Facebook, është tallur goxha fort me kryeministrin Albin Kurti.
Dje kryeministri refuzoi të takoj kryeministrin shqiptar Edi Rama, dhe për këtë Berisha ka gjetur shkasë edhe të tallet.
Ajo refuzimin e Kurtit për të takuar Ramën e ka cilësuar emocional, dhe se sipas saj takimet politike në emër të Kosovës nuk duhet të refuzohen.
Postimi i plotë:
Zakonisht femrat i refuzojnë takimet.
Ama, refuzohen vetëm takimet e dashurisë.
E nuk refuzohen takimet politike në emër të Kosovës.
Por, Albin Kurti nuk po e kupton që zemërimi është emocion, e kryeministri nuk guxon të veprojë në bazë të ndjenjave që ka për Edi Ramën.
Guxon por pastaj duket si Xhulieta me kordele. Si ‘femra’ e Edi Ramës.
Albin Kurti për Edi Ramën duhet të ketë mendime e jo ndjenja.
Me fjalë të mira e me lutje (për t’i dal në takim), Edi Rama e ka zbutur aq shumë Albin Kurtin, e ka bërë ‘loçkë’!
Edhe sikur do t’ia kishte thëne të gjitha fjalët e rënda që ekzistojnë nuk do të mund ta zbuste e ta bënte petull kaq shumë. P.S. Didare moj shpirti im Pse s’më dole në takim!.