Njëri nga ushtarët e parë të UÇK-së në Dukagjin, Adrian Krasniqi njihet për aksionet e tij ndaj regjimit serb, e që si strateg që ishte, nuk u zbulua pothuajse asnjëherë nga autoritetet në atë kohë.
E ai që e njihte më së afërmi luftëtarin e UÇK-së, padyshim që ishte vëllai i tij, Iliri, që në një moment gjatë intervistës ekskluzive në emisionin “n’Demos”, thotë që ishte si baba për të, për shkak që kishin mbetur jetim të ri në moshë.
Ilir Krasniqi ka rrëfyer një ngjarje për herë të parë në një intervistë televizive, që tregon se si vëllai i tij, Adriani kishte sulmuar shtëpinë e një polici serb në Pejë, pasi për shumë vite kishin qenë në presion psiqik nga ai, e shumë herë edhe të provokuar.
“Ne e kishim një hallë, sepse Adriani kishte një fletarrest, dhe ishte dënuar pas vdekjes, Policia kishte deklaruar se atë njeri se ku ta shohin do ta vrasin, mua më vinin informacionet se e kishin parë Adrianin në Deçan, ai vinte pra i maskuar e nuk e kontaktonte askënd. Ka pasur një herë një rast, Adriani ka shku ja ka gju bombën një polic serb i cili na kërcënonte gjithëmonë tek shtëpia aty ka qenë, kur kërset, njëri prej fëmijëve i thotë nënës së tij e pash Adrianin, nëna e tij i ka bëritur se shuj se ai është në Shqipëri. Unë isha i informun në vija të trasha për aktivitetin e tij, është momenti kur m’i ka dhënë fotografitë të tij ku shihet i uniformuar, e dojke me i siguru njerzit se ka armatim e kështu”, ka rrëfyer ai, përcjell GazetaDemos.
Emisioni i plotë: