Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Si e komenton Armend Muja deklaratën e Osmanit ku dëshmohet çarja me Kurtin?

    29/05/2024 21:18
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka quajtur “qesharake” deklaratën e kryeparlametarit Glauk Konjufa që u përpoq ta arsyetonte me largësinë e vizitës së shefes së shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkakun e mos-koordinimit të Qeverisë me presidenten për letrën dërguar Këshillit të Evropës të premten e 17 majit.

    Deklarata e Osmanit iu transmetua në T7, deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja.

    Ai tha se ka parë raporte të afërta në mes të krerëve insitucionalë.

    Sipas tij, letra e garancisë dhe ajo dërguar nga Donika Gërvalla nuk përbëjnë ndonjë diferencë të madhe.

    “Raportet kanë qenë të afërta për aq sa unë e di, nuk e kisha klasifiku si çështje mes Kurtit dhe Osmanit. Nuk e besoj që është në atë nivel, nuk e kam dëgjuar deklaratën deri në këtë moment. Po me aq sa pash që deklaroj presidentja, ka dy  çështje këtu. Presidentja sipas nenit të 84 e drejton politikën e jashtme, ajo letër e garancisë ishte në kuadër të atij zotimit të nënshkruar nga tre liderët. Aty gjithë ai garancion u dha në koordinim me presidenten e vendit. Mendimi im personal është që letra e z. Gërvallës nuk kishte gjë të shkoqitur nga letra e garancisë”, ka thënë Muja.

    Artikuj të ngjashëm

    Muja shkakton të qeshura në Kuvend, thotë se rritja ekonomike është “arma e fortë” e Qeverisë

    Muja pasi u denoncua për kërcënim: Është kojshi i imi, i përcjellë fëmijët edhe familjen time

    Denoncohet për kërcënim deputeti i VV-së Muja, Prokurori i Shtetit nis hetimet

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.