Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    “Si e ka marrë gjilpanën s’ka mujt ma me fol”, flasin familjarët e 35-vjeçares e cila vdiq pasi shkoi për ta hequr dhëmbin

    23/08/2023 15:46
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    35-vjeçarja Leonora Shala nga Malisheva, për dy ditë planifikonte të kthehej në Itali atje ku jeton me familjen. Para udhëtimit, për shkak të dhimbjes së një dhëmbi, vendosi që atë të shkojë e ta heqë në një ordinancë private.

    Por, heqja e dhëmbit u komplikua. Si pasojë e problemeve shëndetësore që iu krijuan pasi e mori injeksionin, 35-vjeçarja u dërgua me urgjencë në QKUK por nuk arriti të shpëtojë.

    Njëri nga familjarët e Shalës ka treguar se problemet kishin nisur të shfaqen pasi e ndjera e mori injeksionin. Axha i bashkëshortit të të ndjerës ka rrëfyer për Nacionalen se e gjithë ngjarja ka ndodhur brenda minutash.

    “Kjo ka shku me hjek dhamin, edhe ka ndodhë më e keqja si ia ka dhanë gjilpanën, u shku u fry dhe s’ka mujt ma me fol veç me dorë. Ma shkurt, pa shenja jete ka shku në Prishtinë. Jo kurrë s’ka pasur probleme shëndetësore”, ka thënë ai për Nacionalen.

    E ndjera planifikonte që pas dy ditësh të kthehej në Itali, atje ku jetonte me familjen. Shala ka lënë pas vetes katër fëmijë.

    “Kjo ka ardhur prej Italie, edhe dy ditë ka pas me shku në Itali. I ka thanë të kryj shpejt e shpejt, ndodhi më e keqja, si ia ka dhanë gjilpanën, çka ka pasur sdi, ishalla drejtësia punon për këtë rast. Katër fëmijë jetima, më të madhen qikën 10 vjet, më të voglën 5 vjet”, deklaroi familjari i Shalës.

    Ai ka pasur edhe një apel për institucionet shëndetësore.

    “Ishalla drejtësia punon, edhe kujdes mjekësia me pas jo, se pak e shumë duhet me i marrë do gjana parasysh. Drejtësi për çka po mujmë, po në qafë e murrën, fëmijet jetima i kanë lanë. Edhe dy ditë ka pasur me ec për Itali. Po merren me gjithçka, me keqardhje po foli po jeta, njeri po vdes ma nuk po qohet. Vallahi stomatologë po, veç qysh më tutje nuk e di”, deklaroi ai.

    E një tjetër familjar ka thënë se nga momenti kur është larguar nga shtëpia e deri te vdekja e Leonorës, nuk ka pasur më shumë se 2 orë.

    “Rasti ka ndodhur u shku me hek një dhëmb edhe aty për aty ka ardhur deri te gjendja. Kjo është punë 2 orë, prej nisjes nga shtëpia deri te vdekja. Ka shku në ordinancë private në Malishevë, me emër muj me gabu,ka shku me hek dhamin, aty si e ka marrë gjilpanën për heqjen e dhamit, punë minutash ajo ka ardh deri te vdekja. Sa kemi informata na nuk i dimë saktë, po ashtu flitet, 2 apo sa. I ka katër fëmijë, tri vajza një djalë. Djali është 5 vjet, më e madhja 10 vjet”, deklaroi një tjetër familjar.

    Policia për këtë rast ka arrestuar dy presona. Të dy të dyshuar për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor. Sipas raportimeve jozyrtare, kjo ordinancë ka shërbyer edhe për raste gjinekologjike.

    Të Fundit

    Mijëra qytetarë të Kosovës jetojnë në banesa pa pranim teknik

    2 vjeçarja që u mbyt në pishinën familjare në Istog, çka thuhet në raportin e policisë për ngjarjen tragjike

    Shkon në 51 numri i viktimave nga përmbytjet katastrofike në Teksas

    Shkak bëhet mosmarrëveshja në komunikacion, një person e sulmon me thikë një tjetër

    Mërgimtarët po vijnë në Kosovë – kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.