Xhemë Jakupi i niohur si “Plaku i Shishmonit”, i ftuar në emisionin “n’Demos” ka rrëfyer momentet e vështira të pas luftës, ku pas përfundimit të saj, askush nuk u interesua për të dhe familjen e tij, të cilët nuk kursyen asgjë nga vetja që t’u ndihmojnë luftëtarëve të UÇK-së.
Të vetmit që u interesuan për ta ishin familjarët e heronjëve të UÇK-së, të cilët gjetën strehë me muaj tërë në shtëpinë e tyre.
“Shtëpia jonë është shkatërruar me ka krejt pas luftës, jemi mbet dy vjet në qadër, vëllai i Ilir Konushefcit na i ka pru lamët, qeremidet e krejt çka duhet për një kat tështëpisë, kërkush s’pat fol mo me neve, kanë marushitore, kanë maru shtëpia ndihma, neve kërkush, dy vjet kemi nejt në qadër, Saimiri, vëllai i Ilir Konushefcit na ka ndihmu më pas. Mas lufte, veqQerim Kelmendi edhe vëllai i Ilir Konushefcit, Saimiri, edhe baba i Hakifit, baba i Zahirit ka ardh në dasëmkur e kam martu djalin tjetër kush, kërkush”, ka deklaruar ai, përcjell GazetaDemos.
Emisionin e plotë mund ta shikoni këtu: