Të dhënat e reja kanë zbuluar se rreth 99 përqind e rasteve të lisë së majmunëve në Mbretërinë e Bashkuar janë te burrat, aty ku sot u konfirmuar 43 raste të reja, duke e çuar numrin total në 366.
Një raport nga Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar zbuloi se 81 përqind e të infektuarve jetojnë në Londër.
Mosha mesatare e rasteve të konfirmuara në Mbretërinë e Bashkuar ishte mosha 38 vjeçare, raporton The Sun.
Zyrtarët shëndetësorë bënë intervista dhe zbuluan se 151 nga 152 burrat e intervistuar u identifikuan si homoseksualë, biseksualë ose burra që kryenin marrëdhënie seksuale me gjininë e njëjtë.
Lija e majmunëve nuk konsiderohet si një infeksion seksualisht i transmetueshëm, megjithatë, të dhënat sugjerojnë se kjo është mënyra kryesore e përhapjes së virusit.