Herën e fundit kur Barcelona dhe Interi u ballafaquan në një gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, festuan italianët.
Të udhëhequr nga trajneri Jose Mourinho, “Nerazzurët” në vitin 2010 i mposhtën 3-1 katalunasit në stadiumin “Giuseppe Meazza” të Milanos, derisa fitorja 1-0 e “Blaugranas” në duelin e kthimit, nuk mjaftoi për këta të fundit.
“Zi-kaltërit” shkuan në finalen e Madridit, për të triumfuar 2-0 ndaj Bayernit të Mynihut, duke u shpallur kampionë në UEFA Champions League, njofton Klankosova.tv.
Këto dy ekipe gjysmëfinaliste të këtij edicioni, gjatë historisë futbollistike, kanë pasur në radhët e veta yje botërorë që kanë mbrojtur ngjyrat e të dyja klubeve, disa prej të cilëve i kanë shkëmbyer direkt mes vete.
Njëri nga sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, braziliani Luis Nazario Da Lima Ronaldo, pikërisht nga Barça kaloi te Interi, në njërin prej transferimeve më me bujë në futbollin evropian, raporton Klankosova.tv.
“Shkëmbimi i shekullit” u konsiderua marrëveshja mes këtyre dy klubeve, kur Samuel Eto’o zbarkoi në Milano, derisa Zlatan Ibrahimoviq u bë pjesë e Barcelonës. Këta të fundit pos që e ‘dorëzuan’ lojtarin e tyre kamerunas, paguan edhe 70 milion euro për kartonin e plotë të suedezit.
Tjetër yll i futbollit që u paraqit me të dyja këto skuadra, ishte edhe portugezi Luis Figo, i cili gjatë qëndrimit në qytetin e modës, fitoi plot katër herë titullin kampion në Serie A, transmeton Klankosova.tv
Laurent Blanc, Philippe Coutinho, Maxwell, Jao Cancelo, Alexis Sanchez, Thiago Motta e plot të tjerë, në periudha të ndryshme kanë veshur fanellat e këtyre dy klubeve respektive.
Në mesin e atyre që veshën fanellën e Barcelonës dhe Interit, është edhe sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, Rey Manaj,
Herën e fundit kur këto ekipe u takuan në UCL, ishte sezoni 2022/23.
Interi fitoi 1-0 në “San Siro”, derisa ndeshja në “Camp Nou” prodhoi gjashtë gola, por jo fitues.