Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Shumë fëmijë preken nga gripi sezonal, mjekët nuk rekomandojnë antibiotik

    25/02/2024 17:06
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Shumë fëmijë këtyre ditëve kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e gripit sezonal. Ekspertët shëndetësorë kanë thënë se fëmijët kryesisht vijnë me ankesat për ethe, temperaturë, skuqje fyti dhe kollë e thatë.

    Javët e fundit shumë qytetarë, mes të cilëve edhe shumë fëmijë, janë infektuar nga virozat e stinës, që zakonisht pasohen nga simptoma si ftohje, kollë, dhimbje të fytit, dhimbje trupi dhe temperaturë. Kështu është shprehur për Radio Kosovën Valbona Dermaku, specialiste e Pediatrisë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë. Ajo thotë së gjatë këtyre ditëve kanë pasur fluks më të madh të  prindërve, të cilët i kanë sjellë fëmijët e tyre për vizita si pasojë e gripit sezonal.

    “Po është në rritje numri i pacientëve, sidomos qysh nga periudha tetor – nëntor kur fillon koha e virozëve, po ashtu edhe këtyre ditëve kemi pasur fluks të madh të vizitave pediatrike si pasojë e gripit sezonal. Te foshnjat gripi po zgjat pesë deri në shtatë ditë. Fëmijët në dy-tri ditët e para po kanë temperaturë, por që pas ditës së dytë dhe të tretë po fillojnë të stabilizohen dhe kryesisht i trajtojmë me terapi simptomatike”, tha ajo për rtk.

    Edhe disa nga prindërit të cilët i kishin sjellë fëmijët e tyre të pediatri për vizitë, thonë se fëmijët ka disa ditë që nuk ndihen mirë si pasojë e gripit sezonal.

    “Fëmija po më ankohet  që ka dhimbje të fytit që dy ditë. Sot e solla te mjeku për kontroll. Tash isha e mora nga shkolla, sepse i ka disa simptoma të gripit, si  lodhje, plogështi, dhimbje fyti dhe temperaturë. E solla në vizitë te pediatri”, tha një qytetar.

    Edhe pediatri Nexhmedin Osmani,  thotë se këtyre ditëve kanë pasur shumë vizita pediatrike  por që nuk ka qenë raste të rënda. Ai tregon simptomat të cilat iu shfaqën fëmijëve.

    “Fëmijët kryesisht vijnë më ankesa që kanë kollitje, temperaturë, plogështi. Ndërsa fëmijët e moshës me madhore vijnë kryesisht me kollitje të thatë, e që dyshohet që mund të jetë ndonjë lloj i COVID-19”, tha ai.

    Sipas profesionistëve shëndetësorë, gripi sezonal te fëmijët zgjat pesë deri në dhjetë ditë. Ata rekomandojnë që të mos ketë përdorim të antibiotikëve në raste virozash.

    Artikuj të ngjashëm

    8 ushqime që ju ndihmojnë të fitoni imunitet gjatë periudhës së gripit

    “Në Kosovë qarkullojnë tre lloje të gripave” – Sadiku: I pranishëm edhe COVID-19

    Gripi po i mundon shqiptarët, rreth 80-90 pacientë në ditë lajmërohen te Shërbimi Infektiv

    Të Fundit

    Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

    Dy aksidente brenda gjysmë ore në Prizren

    U pa në foto me armë, policia e arreston të dyshuarin në Shtime – i gjenden dy uniforma ushtarake

    Qytetari bën thirrjen publike për vajzën që iu mbulua

    Digjen rreth 2 hektarë grur në fshatin Drenoc të Malishevës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.