Lajme

“Shumë e vërtetë Komandant”, vjen reagimi i Edi Ramës për intervistën e Hashim Thaçit

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka reaguar pas intervistës së mikut të tij, ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Për deklaratën e Thaçit “Jam i privuar përkohësisht, por populli im është i lirë përjetësisht”, Rama pati disa fjalë.

Ai vuri në theks çmimin e drejtësisë ndërkombëtare, përgjigje kjo për procesin e Hagës me të cilën po përballet Thaçi dhe ish krerët e UÇK-së. 

“Shumë e vërtetë Komandant🇦🇱❤️🇽🇰 Çka s’është as e lirë dhe as me erë të mirë është drejtësia ndërkombëtare”, ka shkruar Rama.

Back to top button