PDK në Lipjan ka treguar sfidat në fshatin Magure të kësaj komune, ku gjërat janë lënë pas dore nga qeverisja aktuale.
Parqet, rrugët, shkollat, lumi thonë se janë lënë në harresë.
Gjatë qeverisjes së Shukri Bujës janë ndarë miliona euro për projekte zhvillimore.
“Magura e Shukri Bujës ishte Magura e investimeve dhe zhvillimit, Magura sot është lënë pas dore, me probleme të shumta, andaj rikthimi i Shukri Bujës është garanci për zgjidhje dhe për një Magurë të zhvilluar”, shkruan PDK në videon e publikuar në Facebook.