LajmeZgjedhjet 2025

Shukri Buja: Do të ndërtojmë Stacionin modern të Autobusëve dhe do të ketë linja të reja urbane

Kandidati i PDK-së për Lipjanin, Shukri Buja, deklaron se ish-Stacioni i Autobusëve në Lipjan është “një objekt i harruar dhe i degraduar, i lënë pas dore për tri mandate me radhë”.

“Por ky realitet do të marrë fund”, premton Buja, duke u zotuar për ndërtimin e Stacionit Modern të Autobusëve.

“Stacioni i ri do të ketë:

✅ vendparkime për autobusë,

✅ hapësira për biletari dhe administratë,

✅ byfe, market dhe restorant,

✅ informacion të qartë për linjat e autobusëve.

Po ashtu, do të ofrojë:

🚖 parking publik,

🚲 sistem me biçikleta me qira,

♿ infrastrukturë të qasshme për të gjithë – përfshirë edhe personat me aftësi të kufizuara”, pohon Buja.

Pamje: VIDEO

Ai shton se “do të riorganizohet transporti publik – me linja urbane të reja që lidhin qendrën me lagjet periferike dhe zonat ekonomike, dhe me linja ndërurbane më efikase e komode”.

Lexo gjithashtu
Close
Back to top button