Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, së bashku me kandidatin për Kuvend Komunal, Vilsonin, kanë zhvilluar një takim me të rinjtë e Janjevës, ku kanë bashkëbiseduar për projektin politik të PDK-së që synon fuqizimin e rinisë.
Gjatë takimit, u theksua rëndësia e përfshirjes aktive të të rinjve në proceset vendimmarrëse, si dhe nevoja për krijimin e mundësive të reja në arsim, punësim dhe zhvillim personal. Projekti i PDK-së për rininë synon të sjellë më shumë hapësira për të rinjtë e Janjevës dhe gjithë komunës së Lipjanit, duke i vendosur ata në qendër të politikave zhvillimore.
I plotë:
Së bashku me Vilsonin, kandidatin për Kuvend Komunal, u takuam me të rinjtë e Janjevës, me të cilët bashkëbiseduam për projektin politik të PDK-së për rininë.
Ky projekt do t’u hapë mundësi të reja të rinjve janjevas, ashtu si të gjithë të rinjve të Lipjanit, më shumë hapësira për zhvillim, arsim, punësim dhe përfshirje aktive në vendimmarrje.
Rinia është forca që do ta sjellë fitoren!