Shukri Buja dhe Agon Krasniqi takohen me banorët e Dobrajës: Mbështetja juaj na jep forcë për ndryshim

Në kuadër të fushatës zgjedhore, kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, së bashku me Agon Krasniqin, kandidat për Kuvendin Komunal, zhvilluan një takim të ngrohtë me banorët e fshatit Dobrajë, ku ndanë bashkë kafen e mbrëmjes dhe diskutuan hapur për sfidat që përballen qytetarët e kësaj ane.
Gjatë këtij takimi, Buja dhe Krasniqi dëgjuan shqetësimet e banorëve dhe paraqitën ofertën e tyre politike, e cila fokusohet në zhvillimin e infrastrukturës lokale, përmirësimin e shërbimeve publike dhe rritjen e përkujdesjes institucionale ndaj fshatrave.
Postimi i plotë:
Mirëmbrëma nga Dobraja!
Së bashku me Agonin, kandidatin tonë për Kuvend Komunal, kafen e mbrëmjes e ndamë me qytetarët e Dobrajes. Diskutuam hapur për sfidat me të cilat përballet sot ky fshat dhe paraqitëm ofertën tonë politike për zgjidhjen e tyre.
Mbështetja dhe përkrahja e fuqishme që morëm nga Dobraja na motivon edhe më shumë për të vazhduar rrugën tonë për ndryshim!
Fitorja është e jona!