Zjarri i cili ka shpërthyer në Qendren Tregtare në Bregun e Diellit në Prishtinë, është shuar.
Lidhur me këtë incident, detaje ka dhënë komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Malë Gashi.
Gashi tha se zjarrfikësit kanë intervenuar menjëherë.
“Janë djegur disa plastika, në hyrjen e tretë të Qendrës Tregtare. Dëmi ka qenë aq sa ka mbërritur ekipi i zjarrfikësve”, deklaroi ai për Klankosova.tv.
Ai theksoi se nuk dihet se nga çka është shkaktuar ky zjarr.
“Vlerësimi do të bëhet nga inspektorët e zjarrit”, theksoi Gashi./