Edhe sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka vazhduar seanca ndaj serbit Gavrill Milosavljeviq nga Istogu, i njëjti po akuzohet për krime lufte të dyshuara në burgun e Dubravës në vitin 1999, shkruan GazetaDemos.
Një seancë është mbajtur edhe gjatë së mërkurës.
Në këtë seancë pritej të dëshmonin katër persona që ishin viktima të malltretimeve në burgun e Dubravës, ndërkaq prezent ishte vetëm një prej tyre.
Burimet e Demos kanë bërë të ditur se seanca u shtye për një datë tjetër, për shkak të mungesës së tre dëshmitarëve tjerë.