Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka anuluar mbledhjen e paraparë ku pritej të shqyrtoj raporti me amendamente për projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2022.
Kjo mbledhje ishte paraparë të mbahet sot në orën 17:00, por është shtyrë për nesër në orën 09:30.
Rendi i ditës:
1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Shqyrtimi i Raportit me amendamente për Projektligjin nr.08/L-143 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022;
3. Shqyrtimi i kërkesave buxhetore të Kuvendit të Republikës së Kosovës për periudhën 2023, në bazë të Qarkores së parë buxhetore të Ministrisë së Financave 2023/01;
4. Shqyrtimi i Raporti me Amendamente i Komisionit Funksional për Mjedis, Bujqësi, Planifikim dhe zhvillim për Projektligjin nr.08/L-065 për Produktet Biocide;
5. Shqyrtimi i Raporti me Amendamente i Komisionit Funksional për Mjedis, Bujqësi, Planifikim dhe zhvillim për Projektligjin nr.08/L-120 për Ushqim;
6. Shqyrtimi i Raporti me Amendamente i Komisionit Funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për Projektligjin nr.08/L-063 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive të Pavarura;
7. Shqyrtimi i Raporti me Amendamente i Komisionit Funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për Projektligjin nr.08/L-103 për Sistemin e Menaxhimit të performancës së komunave dhe skemën e grantit të bazuar në performancë;
8. Shqyrtimi i Raporti me Amendamente i Komisionit Funksional për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit për Projektligjin nr.08/L-132 për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale;
9. Shqyrtimi i Raporti me Amendamente i Komisionit Funksional për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, nr.08/L-032 për Projekt-Kodin e Procedurës Penale;
10. Shqyrtimi i Raporti me Amendamente i Komisionit Funksional për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit për Projektligjin nr.08/L-131 për Shërbimin Korrektues të Kosovës;
11. Shqyrtimi i Raporti me Amendamente i Komisionit Funksional për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit për Projektligjin nr.08/L-129 për Shërbimin Sprovues të Kosovës;
12. Të ndryshme.
Vendi: C203
Koha: 09:30.