Ndeshja e javës së dytë të Superligës së Kosovës mes Gjilanit dhe Prishtinës e paraparë të zhvillohet të shtunën me 19 gusht është shtyer.
Arsyerja e shtyerjes së ndeshjes janë problemet organizative nga skuadra e Gjilanit
“Skifterat” kanë bërë kërkesë në FFK dhe Komisioni i Garave ka aprovuar kërkesën e SC Gjilanit
Ndeshja do të zhvillohet ditën e hënë më 21 gusht në orën 17:00.
“Komisioni i Garave aprovon kërkesën e SC Gjilani që për shkak të problemeve organizative dhe me mirëkuptimin e FC Prishtina, ndeshja e paraparë të zhvillohet të shtunën më 19 gusht të shtyhet për të hënën më 21 gusht në orën 17:00.”, thuhet në vendim.