Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Shtrenjtohen çmimet e pemëve e perimeve – qytetarët ankohen, shitësit e prodhuesit ia hedhin fajin njëri-tjetrit

    17/08/2023 09:05
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Çmimet e pemëve dhe perimeve në tregun e kryeqytetit janë shtrenjtuar ditëve të fundit. Për këtë po ankohen qytetarët, përderisa shitësit e prodhuesit ai hedhin fajin njëri-tjetrit.

    Brahim Xhemajli, qytetar nga Prishtina që kishte dal në treg të furnizohen, u ankua se çdo gjë ka pësuar ngritje në çmim, si dhe se sipas tij, është e vështirë të mbijetohet kur as rrogat e as pensionet nuk janë rritur.

    “Të gjitha çmimet në krahasim me vitet e kaluara janë rritur, çdo gjë, të gjitha çmimet janë rritur, të gjitha gjërat ushqimore, gjithkund”.

    “Rrogat nuk janë rritur, pensionet nuk janë rritur. Është vështirë të mbijetohet me këto pensione. Si nuk janë shtrenjtë? Një kilogram spinaq është bërë pesë euro, gjashtë euro. Shumë shtrenjtë”, u shpreh Xhemajli.

    Shitësi, Beqir Avdiu, duke pranuar se rritje e çmimeve ka ndodhur, fajin për këtë ia la rritjes së çmimeve në përgjithësi, ndonëse theksoi se prodhuesit kanë ngritur çmimet.Ai tha se çmimi për prodhim është rritur gjithashtu duke përmendur këtu koston e shpenzimeve për prodhim të produkteve që ai shet në treg.

    “Çmimet pak janë rritur, duke marrë shembull vitin e kaluar, kanë qenë pak më lirë, por jashtë shtrenjtuar të gjitha gjërat dhe prodhuesit i kanë çmimet e larta pasi i kanë prodhuar vetë. Është shtrenjtuar nafta, është shtrenjtuar punëtori, janë shtrenjtuar të gjitha, janë shtrenjtuar farat, dhe kanë arsye që t’i shtrenjtojnë edhe ata”.

    “Për këto arsye janë më të shtrenjta. Klientët pak po ankohen sepse janë pak më shtrenjtë, por s’kanë faj edhe prodhuesit sepse ka punë të prodhohet një spec, një domate”, tha AvdiuProdhuesi Idriz Hajdari shkak për rritjen e çmimeve i bëri të reshurat, duke thënë se pas dëmtimit të produkteve, prodhuesve u është dashur t’i mbjellin për së dyti duke pësuar kështu shumë humbje.Ai shtoi se çmimet mund të jenë pak më shtrenjtë, por se kjo sipas tij, nuk duhet të përbëjë shqetësim kaq të madh, raporton EO.“Çmimet janë rritur shkaku që ka pasur shira shumë dhe prodhuesit e kanë humbur komplet një verë, kanë mbjella për herë të dytë prodhimet e tyre, nuk ka qenë lehtë që të mbajnë dhe procesi ka shkuar shumë mbrapa”.

    “Është dashur përshembull të merren pesë mijë, dy mijë ose 10 mijë euro, nuk kanë mundur t’i marrin, e kanë mbjella tokën për së dyti, e akoma nuk i kanë dal produktet në shitje. Është mungesë dhe nuk ka mall sa duhet. Mund të jenë pak më shtrenjtë, por nuk duhet bërë tragjike sipas mendimit tim”, u shpreh Hajdari./EO

    Artikuj të ngjashëm

    Britania e Madhe ka përpara mbi pesë vjet me norma të larta interesi

    Bien çmimet e veturave të përdorura elektrike në SHBA

    Rriten çmimet e produkteve për 2.8%

    Të Fundit

    Vendoset gurthemeli i stacionit policor në Zubin Potok, Sveçla: Sigurisë më të lartë po ia shtojmë edhe infrastrukturën më të mirë

    Arrestohen katër gazetarë të revistës satirike turke “LeMan” në Turqi, publikuan vizatimin e profetit Muhamed

    Samiti për Planin e Rritjes në Shkup, del një fotografi, Kurti e Rama aty, Vuçiq gati të shkojë

    Komanda e Forcave Tokësore e FSK-së realizon ushtrimin fushor “Tango Mike”

    Siguri maksimale, gati të nis Samiti në Shkup, i pranishëm edhe Kurti

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.