Një burrë është arrestuar në Shtime pasi dyshohet se të martën e ka sulmuar seksualisht një të mitur me të cilën ishin në lidhje dashurie.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se në konsultim me prokurorin, për shkak se viktima është e mitur është iniciuar rasti dhe i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.