Ka nisur protesta e qytetarëve e organizuar nga grupi i aktivistëve, “Asnjë cent më shumë”, kundër shtrenjtimit të rrymës.
Protesta po mbahet pas mbledhjes së Zyrës së Rregullatorit për Energji ku u miratua propozimi për shtrenjtimin e rrymës.
Qytetarët me pankarta në duar kanë bërë thirrje për mosshtrenjtim, duke shprehur pakënaqësin e tyre.
Ndërkohë, derisa ZRRE nuk tregoi për përqindjen e saktë të rritjes, Radio Evropa e Lirë raportoi me burime të brendshme se rritja do të jetë deri në 16 për qind.
ZRRE-ja tha se do të njoftojë për përqindjen e rritjes së çmimit të rrymës në ditët në vijim.