Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ndërkombëtare

    Shtëpia e Bardhë thekson mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën mes bllokimit të ndihmës financiare

    03/10/2023 15:59
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Presidenti Joe Biden thotë se Shtëpia e Bardhë është e vendosur që të vazhdojë mbështetjen për Ukrainën. Komentet e presidentit vijnë ndërsa buxheti afatshkurtër, i miratuar nga Kongresi ditë më parë, nuk përfshiu ndihma financiare për Ukrainën dhe udhëheqësi i sapozgjedhur i Sllovakisë shprehu dyshime rreth vazhdimit të mbështetjes për Ukrainën nga vendi anëtar i NATO-s.

    Ndërsa shfaqen krisje brenda mbështetjes Perëndimore për Ukrainën, Presidenti Joe Biden u ka kërkuar ligjvënësve republikanë që të miratojnë një paketë ndihme me vlerë 24 miliardë dollarësh për të forcuar Ukrainën përballë pushtuesit rus.

    Kongresi miratoi gjatë fundjavës një buxhet afatshkurtër për financimin e qeverisë për gjashtë javët e ardhshme. Por buxheti nuk përfshinte ndihma për Ukrainën. Presidenti Biden u bëri thirrje ligjvënësve të të dy partive, që kanë shprehur shqetësime për fatin e ndihmave dhe për faktin që lufta ende po vazhdon pas më shumë se 19 muajsh.

    “Shpresoj që miqtë e mi nga pala tjetër ta mbajnë fjalën për mbështetjen për Ukrainën. Ata thanë se do ta mbështesin Ukrainën në një votim të veçantë. Në asnjë rrethanë nuk mund të lejojmë që mbështetja amerikane për Ukrainën të ndërpritet. Pres që kryetari McCarthy të zbatojë plotësisht angazhimet e tij për të miratuar ndihmën e nevojshme për Ukrainën, ndërsa mbrohen kundër agresionit dhe brutalitetit”, tha Presidenti Biden.

    Të hënën zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, i tha Zërit të Amerikës se administrata mbetet e vendosur pavarësisht trysnisë së brendshme dhe shqetësimeve nga udhëheqësi i sapozgjedhur i Sllovakisë, vend i NATO-s, i cili bëri fushatë kundër ndihmave për Ukrainën.

    “Aleanca e NATO-s është më e fortë se kurrë si rezultat i udhëheqjes së këtij presidenti. Ne do të vazhdojmë të konsultohemi me partnerët tanë. Por ajo që po bëjnë republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve nuk e ndihmon situatën”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.

    Presidenti Volodymyr Zelenskyy tha gjatë një takimi në Kiev me ministrat e jashtëm evropianë të hënën, se uniteti është thelbësor.

    “Fitorja jonë varet drejtpërdrejt nga bashkëpunimi ynë. Sa më shumë hapa të fuqishëm dhe parimorë të hedhim së bashku, aq më shpejt do të përfundojë kjo luftë. Me rivendosjen e integritetit tonë territorial dhe një garanci të besueshme të paqes për të gjithë Evropën”.

    Ndërkohë në Moskë, zëdhënësi i Presidentit Vladimir Putin reagoi duke thënë se Moska sheh “lodhje” mes mbështetësve perëndimorë. Shtëpia e Bardhë u përgjigj:

    “Nëse Putini mendon se mund të fitojë, ai e ka gabim. Ne do të kemi së shpejti një paketë tjetër ndihme për Ukrainën, për të sinjalizuar mbështetjen tonë të vazhdueshme për popullin trim të Ukrainës. Ky është mesazhi ynë: nëse ai mendon se mund të fitojë, zoti Putin e ka gabim”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.

    Por ekspertët ushtarakë thonë se kundërofensiva e Kievit, e cila synonte rimarrjen e territorit të kontrolluar nga Rusia, ka qenë më e ngadaltë sesa pritej.

    “Rezultatet kanë qenë zhgënjyese dhe shumë njerëz shtrojnë pyetjet se cili do të jetë përfundimi, cila është teoria e Ukrainës për fitoren? Presidenti Zelenskyy do të duhet ta sqarojë këtë gjatë dy muajve të ardhshëm për të forcuar mbështetjen e përkrahësve të tij”, thotë Mark Cancian me Qendren për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

    Por populli ukrainas mbetet i vendosur. Gjatë fundjavës, kryeqyteti i rrethuar zhvilloi maratonën e parë të plotë që nga fillimi i pushtimit.

    5000 pjesëmarrësit, shumë prej tyre ushtarakë dhe disa që kanë humbur gjymtyrët në luftë, vrapuan në maratonën 42 kilometra të gjatë duke bërë fushatë për grumbullim fondesh për mbrojten e vendit të tyre./VOA/

    Artikuj të ngjashëm

    Zelensky: Nuk do të ketë surpriza në bisedimet e paqes në Stamboll

    Zelensky ndryshon papritmas qëndrim përpara takimit të madh

    Rubio për mbylljen e konfliktit në Ukrainë: BE-ja do të duhet të jetë në tavolinë

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.