Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ndërkombëtare

    Shtëpia e Bardhë qartëson planin e Presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër

    06/02/2025 17:36
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Presidenti Donald Trump tha sot se “nuk do të duhen ushtarë amerikanë” për të zbatuar propozimin e tij që Shtetet e Bashkuara ta marrin nën kontroll Rripin e Gazës dhe për ta zhvilluar këtë territor të shkatërruar nga lufta.

    Shtëpia e Bardhë gjithashtu tha se propozimi i Presidentit Trump për zhvendosjen e palestinezëve do të ishte i përkohshëm. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë, Patsy Widakuswara, ky ndryshim i qëndrimit vjen pas reagimeve botërore dhe paralajmërimit të Kombeve të Bashkuara kundër “çfarëdo lloj spastrimi etnik”.

    Mbi 500 mijë palestinezë, rreth një e katërta e popullsisë, janë kthyer në pjesën veriore të Gazës. Ata u shprehën mospërfillës ndaj deklaratave të Presidentit Donald Trump se Shtetet e Bashkuara do ta merrnin nën kontroll enklavën palestineze.

    “Presidenti Trump vetëm mund të ëndërrojë se mund të na zhvendosë, apo të na dëbojë”, thotë palestinezja Samiha Zaher.

    Të martën, Presidenti Trump u pyet nëse do të dërgonte trupa amerikane për të marrë Gazën.

    “Sa i përket Gazës, do të bëjmë çfarëdo që të jetë e nevojshme. Nëse është e nevojshme, do ta bëjmë këtë. Do ta marrim përsipër atë copë”, deklaroi zoti Trump.

    Por të enjten Presidenti Trump shkroi në platformën e tij Truth Social se “Rripi i Gazës do t’i dorëzohej Shteteve të Bashkuara nga Izraeli në fund të luftimeve”.

    Ai shtoi se palestinezët do të “vendosen në komunitete shumë më të sigurta dhe më të bukura, me shtëpi të reja dhe moderne, në rajon”.

    Ai gjithashtu shtoi se Shtetet e Bashkuara do të punojnë “me ekipe të mëdha ndërtuesish nga e tërë bota” dhe “gradualisht dhe me kujdes do të fillonin të ndërtonin atë që do të shndërrohej në njërin prej projekteve zhvillimore më të mrekullueshme në botë”.

    Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt po ashtu qartësoi deklaratat e Presidentit Trump të mërkurën.

    “Kjo nuk nënkupton prani të forcave në Gazë. Nuk do të thotë se taksapaguesit amerikanë do t’i financojnë këto përpjekje. Do të thotë që Donald Trumpi, i cili është personi më i aftë për të bërë marrëveshje në planet, do të bëjë një marrëveshje me partnerët tanë në rajon”, tha ajo.

    Por partnerët e rajonit, përfshirë Jordaninë dhe Egjiptin, dy shtetet të cilave Presidenti Trump po u bën trysni për të pranuar palestinezët në vendet e tyre, e kundërshtuan këtë ide.

    Mbreti Abdullah i Jordanisë u takua me Presidentin palestinez Mahmoud Abbas në Aman të mërkurën, ndërkohë që zyrtarë të tjerë të lartë palestinezë u takuan me ministrin e jashtëm të Egjiptit në Kajro. Ata theksuan nevojën për një zgjidhje me krijimin e dy shteteve.

    Të njëjtin qëndrim mbajti edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

    “Është thelbësore të veprojmë në përputhje me themelin e ligjit ndërkombëtar. Është qenësore të shmangim çfarëdo formë të spastrimit etnik”, tha ai.

    Arabia Saudite, që konsiderohet busulle gjeopolitike dhe kulturore e botës arabe, përmes televizionit publik, e bëri të qartë qëndrimin në përkrahje të një shteti palestinez, duke e quajtur atë “të qëndrueshëm, të palëkundur dhe të patundur”.

    “Ky qëndrim i palëkundur nuk është i hapur për negociata”

    Kjo deklaratë kundërshton pretendimin e Presidentit Trump të bërë të martën se Arabia Saudite nuk po kërkon një shtet palestinez.

    “Arabia Saudite do të japë një ndihmë të madhe dhe e ka luajtur një rol të tillë tashmë. Ata duan paqe në Lindjen e Mesme”, deklaroi ai.

    Arabia Saudite ishte e përfshirë në negociata me administratën e Presidentit Biden për të njohur Izraelin në shkëmbim të një marrëveshje mbi sigurinë dhe energjinë.

    Por bisedimet u ndalën për shkak të sulmit të Hamasit ndaj Izraelit me 7 tetor të vitit 2023 dhe kundërofensivës së Izraelit.

    Një marrëveshje me Arabinë Saudite do të zgjeronte Marrëveshjen e Abrahamit, të cilën Presidenti Trump e ndërmjetësoi në vitin 2020, e cila normalizoi marrëdhëniet ndërmjet Izraelit dhe shteteve arabe. Rijadi kërkon të jetë më i kujdesshëm, të paktën tani për tani.

    “Princi Saudit i Kurorës, Mohammed bin Salman aktualisht nuk sheh ndonjë përfitim të menjëhershëm për veten nëse i bashkohet planit të Presidentit Trump, i cili përndryshe është fyes dhe e tërë bota duket që ka dalë kundër tij”, thotë Madawi al-Rasheed, profesor në Shkollën Ekonomike të Londrës.

    Në mesin e tyre janë vendet armike të Shteteve të Bashkuara, Kina dhe Rusia, por edhe aleatët e saj, përfshirë Gjermaninë, Francën dhe Britaninë.

    “Duhet lejuar kthimi në shtëpitë e tyre. Duhet t’i lejojmë të rindërtojnë dhe ne duhet t’u qëndrojmë me ta gjatë rindërtimit në kërkim të një zgjidhjeje përmes krijimit të dy shteteve”, deklaroi Kryeministri britanik Keir Starmer.

    Shtëpia e Bardhë thotë tani se plani i Presidentit Trump është zhvendosja e përkohshme e palestinezëve në një vend tjetër.

    “Është vend ku nuk jetohet. Në fakt mendoj se është keq të sugjerohet se njerëzit mund të jetojnë në kushte aq të vështira”, deklaroi zëdhënësja Leavitt.

    Ajo tha se Presidenti Trump do të flasë me udhëheqësit rajonalë gjatë ditëve të ardhshme.

    Ndërkohë protestuesit u mblodhën në disa qytete amerikane për të protestuar veprimet e Presidentit Trump, përfshirë qëndrimin e tij mbi Gazën./VOA

    Artikuj të ngjashëm

    Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

    Shefja e ambasadës amerikane: Kam festuar 4 korrikun në shumë vende, s’mund të imagjinoj më mirë se në Kosovë

    Vajza e Donald Trump rikthehet në jugun e Shqipërisë

    Të Fundit

    Komentet mes Getinjos dhe ish të dashurës së Butrint Imerit ndezin rrjetin

    Spahiu: Qeveria ateiste e Kurtit nuk po dëshiron me e rindërtu Xhaminë e Ibrit

    Haradinaj: Përherë mirënjohës Amerikës, festa e tyre është edhe festë e jona

    Çitaku i reagon Hoxhajt: Jam pak e befasuar me mbështetjen që i dha koalicionit PDK-LVV

    Putin dhe Macron bisedojnë për herë të parë në telefon pas gati tre vitesh

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.