Magazina
Shtëpi e re për Big Brother VIP Kosova, detaje të reja nga edicioni i katërt

Big Brother VIP Kosova 4 vjen së shpejti.
Punimet për edicionin e radhës të këtij megaprojekti televiziv veç kanë filluar.
Producentja e BBVK-së, Olsa Muhameti ka shpërndarë pamje të reja në rrjete sociale përmes të cilave ka zbuluar se punët kanë filluar.
Pos saj, pamje u shpërndanë edhe nga moderatori i këtij spektakli, Alaudin Hamiti. Këto dy veprime morën dhenë menjëherë tek qytetarët, të cilët treguan interes të madh.