Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Shtëpi, banesa, para të rujatura në bankë, vetura e kredi – kjo është pasuria e Memli Krasniqit, Lumir Abdixhikut e Ramush Haradinajt

    20/04/2024 15:19
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Tre krerët e partive opozitare, Memli Krasniqi nga PDK, Lumir Abdixhiku nga LDK dhe Ramush Haradinaj nga AAK kanë deklaruar pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi posedon një banesë në emër personal me vlerë rreth 120 mijë euro. Gjithashtu, ai ka deklaruar edhe një shtëpi, për të cilën ka thënë se është e përbashkët me familjarët.

    Ai ka deklaruar se ka disa vepra arti, libra në vlerë totale 18 mijë.

    Krasniqi ka deklaruar se bashkëshortja e tij posedon një veturë, e cila kushton rreth 21 mijë euro.

    Kreu i PDK-së, ka deklaruar edhe posedimin e kriptovalutave.

    Ai posedon numër të madh të tyre, duke nisur nga Bitcoin, Ether, Binance Coin, Ether Classic, etj.

    Krasniqi bashkë me bashkëshorten ka deklaruar se kanë mbi 35 mijë euro të ruajtura në bankë.

    Kreu i PDK-së poashtu ka dy kredi për të shlyer.

    Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se ka një shtëpi në vlerë prej 150 mijë uro, tokë, vlera e të cilës është 90 mijë euro.

    Gjithashtu, ai ka deklaruar edhe një shtëpi të përbashkët në vlerë 200 mijë euro, banesë poashtu të përbashkët në vlerë 260 mijë euro, por që i ka të përbashkëta me familje.

    Abdixhiku para të rujtura në bankë ka deklaruar rreth 7 mijë euro.

    Edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar pasurinë, ku sipas formularit të deklarimit ai ka katër shtëpi, vilë, truall, tokë. Njërën prej shtëpive ai e ka në Golem të Shqipërisë, të cilën e ka blerë në vitin 2022, vlera e të cilës është 340 mijë euro.

    Haradinaj ka deklaruar se posedon veturë personale në vlerë 19 mijë euro, kurse në emër të bashkëshortes veturë BMW në vlerë 8 mijë euro.

    Haradinaj ka deklaruar se është bashkëpronar me 50% të aksioneve në kompaninë HCC, kurse 50% tjetër të aksioneve e ka bashkëshortja.

    Ai ka deklaruar se në emër personal ka të ruajtura në bankë 16 mijë e 180 euro, kurse në emër të bashkëshortes ka deklaruara para të ruajtura 58 mijë e 882 euro.

    Haradinaj ka deklaruar edhe dy kredi për të shlyer në vlerë 180 mijë euro.

    Artikuj të ngjashëm

    Vëllai i Anita Haradinajt martohet, Ramushi ndan momente unike

    Merz zgjedhet kancelar i Gjermanisë, Haradinaj: Suksese në detyrën e re dhe në drejtimin e vendit tuaj mik

    Ramush Haradinaj përkujton Ilaz Kodrën

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.