Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Shtatzëna e vrarë, përcillej nga vjehrra dhe vëzhgohej nga bashkëshorti në çdo vizitë familjare

    02/12/2022 10:11
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Të gjitha vizitat familjare i kishte bërë Hamide Magashi në familjen e saj, kishte qenë e shoqëruar nga vjehrra dhe nën vëzhgimin e bashkëshortit.

    Kështu kishte deklaruar në hetuesi Hamide Magashi, e cila u vra të mërkurën, para Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK.

    Sipas dosjes hetimore, përpos përcjelljes së vazhdueshme nga vjehrra dhe bashkëshorti, viktima kishte raportuar edhe për kërcënimet me armë, dhunën e vazhdueshme të cilën e kishte pasur nga bashkëshorti.

    Magashi kishte raportuar se kishte pasur edhe kërcënime me vrasje të burrit të motrës dhe kryerjes së marrëdhënies seksuale me motrën në praninë e saj.

    Përpos dhunës dhe kërcënimeve, ajo kishte denoncuar edhe se çdo pagë të cilën e realizonte nga puna në Komunën e Ferizajt ia dorëzonte bashkëshortit, duke ia paguar kështu edhe gjobat për kundërvajtjet në trafik.

    Të gjitha këto pretendime ishin mohuar nga i dyshuari Sokol Halili.

    Pas këtyre deklaratave në fund të muajit korrik të këtij viti ishte bastisur shtëpia e të dyshuarit Sokol Halili. 

    Gjatë kontrollit atij i ishin gjetur dy armë, njëra pushkë gjuetie me leje të skaduar dhe një pistoletë me gas. 

    Pasi ishte intervistuar në lidhje me këto armë të konfiskuara, i dyshuari me urdhër të prokurorit Rasim Maloku ishte liruar në procedurë të rregullt.

    Për armëmbajtje pa leje Sokol Halili ishte dënuar në shtator të këtij viti me gjobë prej 300 euro.

    Përpos akuzës për armbëtjeje pa leje, në gusht të këtij viti Sokol Halili ishte akuzuar edhe për veprën penale – kanosjes, ku rasti është duke u trajtuar.

    Hamide Magashi u vra të mërkurën në oborrin e QKUK-së ndërsa Policia është vënë në kërkim të të dyshuarit, i cili  pasi kreu krimin u largua në drejtim të panjohur.

    Artikuj të ngjashëm

    Sokol Haliti i Vitisë përmbyll vizitën e tij në ShBA: Takoi ambasadoren Hachigan, kryetarin e Nju Jorkut dhe të Londrës

    Sokol Haliti rizgjedhet kryetar i degës së LDK-së në Viti

    Vrasja e Hamide Magashit, IPK konfirmon kthimin në punë të 4 policëve të suspenduar

    Të Fundit

    Me iniciativë të Osmanit dhe shtetit të Katarit: Invalidët e luftës do të pajisen me proteza ortopedike të avancuara

    “Vrasësi i heshtur”, çfarë duhet të dini rreth të nxehtit ekstrem që ka përfshirë Evropën

    Ambasada amerikane bën përgatitjet për festimin e 249-vjetorit të Pavarësisë

    U tërhoq në momentin e fundit, s’dihet arsyeja se pse Vuçiq nuk mori pjesë në Samitin e Shkupit

    “Qitu e ndreq kollaj”, dikush e këshillon Fitore Pacollin si të gjenerojë postime të rreme me komente? – FOTO

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.