Shtatë persona janë shoqëruar në Policinë e Kosovës pas të shtënave me armë zjarri në fshatin Gojbulë të Vushtrrisë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Ai ka thënë rasti ka ndodhur rreth orës 12:00 dhe se nuk raportohet për të lënduar.
Nga të shtënat me armë nuk raportohet për të lënduar. Ne vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja, ndërsa janë konfiskuar dy armë. Lidhur me rastin, shtatë persona janë shoqëruar në polici për intervistim”, ka thënë Zahiti.
Ai tha se hetuesit policor po vazhdojnë rrjedhën e hetimeve.