Shtatë persona kanë vdekur në Indi si pasojë e rrëzimit të helikopterit.
Mjeti fluturues, po që transportonte pelegrinë hindu është rrëzuar në shtetin verior të Uttarakhand në Indi, duke shkaktuar vdekjen e të shtatë personave që ndodheshin në bord, përfshirë pilotin.
Siç njoftojnë autoritetet lokale, aksidenti ndodhi vetëm pak minuta pas ngritjes nga qyteti i shenjtë Kedarnath, me destinacion Guptkashin, një vend i njohur pelegrinazhi në Himalaje.
Fluturimi pritej të zgjaste rreth 10 minuta, por u ndërpre tragjikisht si pasojë e kushteve të këqija atmosferike, shkruajnë mediat ndërkombëtare.
Në mesin e viktimave janë pelegrinë nga shtetet indiane Uttar Pradesh, Maharashtra dhe Gujarat.