Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Shtatë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve të fundit

    13/08/2024 10:49
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë.

    Kështu thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

    Njoftimi:

    DHUNË NË FAMILJE /ARMËMBAJTJE PA LEJE

    Prishtinë 12.08.2024 – 23:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për arsye se kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij . Nga I dyshuari po ashtu është sekuestruar një pistoletë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

    DHUNË NË FAMILJE /ARMËMBAJTJE PA LEJE

    Gjilan 12.08.2024 – 00:30. Lidhur me rastin pas një mosmarrëveshje verbale janë intervistuar i dyshuari mashkull kosovar dhe bashkëshortja e tij. Gjatë intervistimit i dyshuari ka pranuar se posedon në shtëpi një pushkë gjuetie me 9 fishekë të kalibrit 12 GA të cilën e ka dorëzuar vullnetarisht. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

    DHUNË NË FAMILJE

    Ferizaj 08.08.2024 – 07:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, të dashurën e tij. Viktima është intervistuar në prezencë të prindit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    DHUNË NË FAMILJE

    · Pejë 11.08.2024 – NN. Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se vëllai i tij i dyshuari mashkull kosovar, që është përdorues i substancave narkotike vazhdimisht ka ushtruar dhunë psikike ndaj tij si dhe ka shkaktuar dëme nëpër shtëpi. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    · Istog 12.08.2024 – 13:10. Viktima femër kosovare ka njoftuar policinë se është ofenduar nga vjehrra e saj. E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

    DHUNË NË FAMILJE

    · Rahovec 08.08.2024 – 21:30. Më 12.08.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij. Viktima pas trajtimit mjekësor së bashku me fëmijët është dërguar në shtëpinë e sigurt, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    · Malishevë 12.08.2024 – 13:00. Viktima femër kosovare ka njoftuar policinë se vazhdimisht ka dhunë psikike dhe fizike nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    Artikuj të ngjashëm

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    “Ma kanë ngjit për fyti”, flet burri që u sulmua nga policët në Klinë

    Vdes një burrë në Gjilan, iu përkeqësua gjendja derisa po udhëtonte

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.