Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Shqiptarja theret me thikë në Angli, dyshohet se kishte probleme me ish-bashkëshortin

    21/05/2024 23:06
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Një shqiptare është therur me thikë, jashtë një shkolle fillore në Angli.

    Viktima u ther menjëherë pasi kishte lënë fëmijët e saj në shkollë, raporton Mail Online.

    Ajo u dëgjua duke bërtitur: “Më ndihmoni, më ndihmoni… po humbas gjak”.

    Policia e Bedforshire konfirmoi se ajo u dërgua në spital, me plagë të rënda pas sulmit pranë një shkolle në Dunstable Road, Luton, pak pas orës 8 e gjysmë, mëngjesin e së martës.

    Sipas policisë, një burrë është arrestuar pak pas ngjarjes, ndërsa identiteti i tij nuk është bërë publik ende. Policia tha se ai është dërguar në paraburgim.

    Banorët e zonës, thanë se viktima kishte pasur probleme me një burrë që supozohet të jetë ish-bashkëshorti i viktimës. Sipas banorëve, ai ishte paraqitur në adresën e saj dhe ishte bërë i dhunshëm.

    Një grua tha se e kishte parë viktimën të shtrirë në trotuar, duke kërkuar ndihmë.

    “Ajo po qante dhe po bërtiste: Më ndihmo, më ndihmo. Ajo gjithashtu po humbiste gjakun”, tha dëshmitarja.

    “Unë njoh njerëz afër vendit ku ajo jeton dhe mesa duket është me origjinë nga Shqipëria. Ajo jeton me fëmijët e saj që shkojnë në shkollën lokale. Ajo u sulmua menjëherë pasi i kishte lënë”, tha një grua në zonë.

    Artikuj të ngjashëm

    Kthyen azilin e të moshuarve në “shtëpi bari”, dënohen me 10 vite burg 6 shqiptarët në Angli

    U sulmua në media, Malcolm e mbron ambasadorin e ri të Shqipërisë në Londër: Çdo shqiptar mund të krenohet me të

    Bie vaksinimi, përhapet me të madhe fruthi në Angli

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.