Shtetasi shqiptar Alban Ajdini, i cili banon në Manduria, Itali ka krijuar një model këpucësh që mund të lidhen me një gisht, shkruan Rosarianna Romano në një artikull të botuar në “Corriere Della Sera”.
“Unë i shpika për të moshuarit dhe njerëzit me aftësi të kufizuara”, tha 40-vjeçari, i ardhur në Brindisi në vitin 1991, i cili punon si shofer autobusi dhe kamioni.
Këpuca e lidhur me një gisht ishte projektuar për personat që kishin vështirësi.
Tani ai do të përpiqet t’i prodhojë ato.
I lindur në Shqipëri, ai ka jetuar në Manduria, Taranto për më shumë se 30 vjet.
Me një dizajn të thjeshtë por funksional, këpucët e krijuara nga Albani braktisin lidhëset, të cilat nuk janë komode për t’u lidhur, veçanërisht për të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara.
Në vend të tyre ka dy shirita elastike, të cilët me një gjest të thjeshtë i lejojnë kujtdo që t’i veshë këpucët me lehtësi.
Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes së Pronësisë Industriale i dha patentën Alban Ajdinit pas depozitimit të shpikjes së tij.