Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Shqiptari në Dallas: Kurti na kërkoi që të gjejmë një amerikan e të investojmë në Kosovë

    14/05/2022 09:06
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Përfaqësuesi i Komunitetit shqiptar në Dallas, Hysen Zeqaj, ka treguar se cilat ishin kërkesat e këtij komuniteti në takimin e 11 majit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

    Zeqaj theksoi se kjo ka qenë vizita e parë në historinë 37-vjeçare të komunitetit, bërë nga një kryeministër.

    “Kjo për ne ka qenë një vizitë e mirëpritur nga kryeministri i Kosvës, pasi për herë të parë në historinë 37-vjeçare të këtij komuniteti shqiptar në Dallas një kryeshtetas viziton komitetin shqiptar, pasi deri tani e kanë vizituar ministra, deputetë, kryetarë komunash, kryetarë të partive politike, profesorë, rektorë e të tjerë”, tha Zeqaj në Edicionin Special.

    Ai tha se temë kryesore e këtij takimi ishin brengat që i kanë shqiptarët gjithandej.

    “Kërkesat tona ishin që në kuadër të këtij komuniteti kemi shkollën me mësim plotësues për fëmijët për cdo të diele, ku kemi mbi 80 nxënës, ku kemi siguruar në mënyrë vetanake disa abetare e fletore pune, disa na i kanë sjellë edhe ministria e diasporës para katër vjetësh. Kërkesat tona janë më të mëdha, kemi nevojë për mjete të tjera pune, të unifikohet sistemi i mësimit të gjuhës, kulturë,s trashëgimisë kulturore, të ketë njëfarë unifikimi apo planprogrami të përbashkët që fëmijët të dinë çka po mësojnë për gjuhën, letërsinë e identitetin shqiptar në përgjithësi”, shtoi ai.

    Ndërkaq tregoi edhe për kërkesat e kryeministrit Kurti ndaj këtij komuniteti.

    “Kërkesë kryesore e kishte që investimet të bëhen në mënyrë të përbashkët, që të gjendet një investitor amerikan e në bashkëpunim me një shqiptar të bëjnë fonde të përbashkëta, pasi këto do të kenë më shumë sukses.. Mundësitë janë të mëdha, taksat ka premtuar që do të jenë të ulëta, por ta shohim si do të jetë”, vazhdoi ai.

    Të Fundit

    Valë e rrezikshme e të nxehtit në Itali: Shkakton 18 viktima dhe gjendje alarmante në punë e spitale

    Khamenei shfaqet publikisht për herë të parë pas përshkallëzimit të tensioneve Iran-Izrael

    Havolli publikon pamje të rrugës “Agim Ramadani” të dëmtuar nga Ministria e Kulturës: Keq, shumë keq

    Cakolli: Dehari sërish e mbylli seancën në mënyrë arbitrare – fjalimet pas mbylljes bien ndesh me Rregulloren

    Mbytet një fëmijë në një pishinë familjare në fshatin Zallç të Istogut

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.