Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Shqiptari habit policët britanikë, ky është vendi ku e kishte fshehur drogën

    19/06/2025 12:04
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Një trafikant kokaine, Leonard Petku, 25 vjeçar, është dënuar me dy vite e nëntë muaj burg në Stafford, pasi u kap duke fshehur drogë brenda enëve të vazelinës.

    Petku, pa adresë të përhershme, u arrestua më 14 maj në Tamworth nga oficerët policorë, gjatë një kontrolli në makinën që po drejtonte.

    Sipas policisë të Staffordshire, të cilës i referohet Top Channel, në lavazhin ku ai kishte ndaluar, policia gjeti tre enë të ndara me vazelinë të mbushura me kokainë, një telefon dhe 620 paund para të gatshme.

    Ai u akuzua për posedim me qëllim furnizimin me drogë të Klasit A, posedim pasurie kriminale, drejtim makine pa leje të rregullt dhe përdorim të automjetit pa sigurim nga një palë e tretë. Gjykata e Kurorës Stafford e shpalli fajtor për këto akuza dhe urdhëroi konfiskimin e parave të gjetura.

    Policia në Staffordshire vijon punën intensive për të goditur krimet e organizuara, duke arrestuar mbi 1,000 persona që nga maji 2023 për veprat penale të lidhura me drogën dhe armët.

    Artikuj të ngjashëm

    Arrestohet 25-vjeçari kosovar, tentoi të hyjë në Shqipëri me dokumente false

    34 seanca- 34 dështime, Kosova vazhdon të mos konstituim të Kuvendit

    Të paktën 240 të plagosur nga sulmet me raketa iraniane në Izrael

    Të Fundit

    Arrestohet 25-vjeçari kosovar, tentoi të hyjë në Shqipëri me dokumente false

    34 seanca- 34 dështime, Kosova vazhdon të mos konstituim të Kuvendit

    Të paktën 240 të plagosur nga sulmet me raketa iraniane në Izrael

    Lideri suprem iranian: Frika juaj do t’i japë fuqinë armikut, vazhdoni të qëndroni të fortë

    KQZ publikon raportet e audituara vjetore financiare të partive politike për vitin 2024

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.