Edhe një herë shqiptarët nëpër botë po tregojnë sukseset e tyre, për të cilat po na bëjnë krenar.
Kësaj radhe, një lajm i mirë nga shqiptarët që jetojnë e veprojnë në perëndim na vie nga Gjermania.
Klubi i hendbollit të cilin e udhëheq shqiptari nga Kosova, Shpëtim Alaj sot ka hyrë në Bundesligën e parë gjermane, që njihet si liga më e fortë në botë.
Pas këtij suksesi, klubi nën udhëheqjen e shqiptarit Alaj do të synojë arritjen e sukseseve tjera në këtë fushë të sportit.