Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Shqiptarët po lindin çdo vit e më pak fëmijë, OKB nxjerr hartën

    24/08/2022 20:35
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Nëse para disa vitesh predominonin çiftet që lindin tre fëmijë tashmë ka një trend që kufizohet te dy fëmijë, por po shtohen edhe çifte që zgjedhin ose jo të kenë vetëm një fëmijë.

    Numri i ulët i lindjeve u konstatua para pak ditësh edhe në shifrat që publikoi INSTAT ku për tre mujorin e dytë të këtij vitit ka një rënie të lindshmërisë me 14.8%.

    Por ky fenomen duket se nuk po ndodh vetëm në Shqipëri. Në një raport të Kombeve të Bashkuara për popullsinë, thuhet se ulje të lindshmërisë ka pasur në disa vende ne Europë, edhe pse në disa të tjera ka rritje. Në hartë ku me ngjyrë të kuqe janë Letonia  Lituani, Bullgaria, Serbia dhe Ukraina kanë një ulje te lindshmërisë nga 25-26%  dhe deri në vitin 2050, këto vende parashikohet te humbin 40 % te popullatës së tyre.

    Ndërsa me të verdhë në hartë janë paraqitur vende si Greqia, Italia, Estonia, që kanë një ulje të lindshmërisë me 12 dhe 13% dhe Shqipëria me 14%. Popullsia e Shqipërisë me këto shifra pritet të zvogëlohet nga 2.8 milion banorë që përllogariten të jenë aktualisht në afro 2.5 milion banorë në vitin 2050.

    Kjo për faktin se nga njëra anë të rinjtë por emigrojnë jashtë Shqipërisë, por nga ana tjetër ka shume çifte që kufizohen për ta shtuar familjen vetëm me dy fëmijë për shkak edhe të pamundësisë ekonomike apo angazhim të çiftit në punë. Ka dhe nga ato raste edhe pse më të pakta kur gratë preferojnë të lindin vetëm një fëmijë, pasi nuk duan të ndërpresin karrierën.

    Artikuj të ngjashëm

    Ekspertja e OKB-së u bën thirrje kompanive të ndalojnë së bëri biznes me Izraelin

    Shefi i OKB’së jep një deklaratë alarmuese lidhur me Iranin dhe energjinë bërthamore

    Ambasadori i Iranit në OKB falënderon Katarin për rolin e tij në armëpushim

    Të Fundit

    Sekretari i Thesarit të SHBA-së: Pa marrëveshje, tarifat deri në 50% do zbatohen nga 1 gushti

    Ardhja e bashkatdhetarëve, kjo është gjendja në pikat kufitare

    Përmbytje shkatërrimtare në Teksas, shkon në 80 numri i viktimave – dhjetëra të zhdukur 

    Deputetët sot tentojnë për të 43-tën herë për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit

    Edhe sot temperatura të larta, maksimalja deri në 36°C

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.