Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Shqiptarët e Luginës më 23 shtator marshojnë në Preshevë kundër diskriminimit nga Beogradi

    12/09/2024 21:31
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka njoftuar se marshimi i shqiptarëve kundër diskriminimit nga Beogradi do të vazhdojë më 23 shtator.

    Përmes një njoftimi në Facebook, ajo ka thënë se pas Bujanocit ku është mbajtur protesta në gusht, tash do të marshohet në Preshevë.

    “Protesta vazhdon. Për identitet e dinjitet! Të marshojmë, të gjithë bashkë. Kundër diskriminimit, shtypjes dhe shkeljeve që i bëhen shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Të marshojmë për barazi dhe drejtësi! Në Gusht ishim në Bujanoc, në Shtator jemi në Preshevë, për të dëshmuar se jemi një. Problemet tona nuk mund të shtyhen më.  Aspak më pak se sa na takon, asnjëherë më shumë, por gjithmonë atë që meritojmë”, ka shkruar Sinani.

    “Për ndërprerjen e pasivizimit të adresave, për njohjen e diplomave tona, për vende pune dhe për institucione të hapura për të gjithë. Për zbatimin e Marrëveshjeve të nënshkruara dhe për përmbushjen e detyrimeve të shtetit ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Për Preshevën me Gjykatë, për institucione ku shqiptarët janë të përfaqësuar! Kjo është për të gjithë ne, për dinjitetin dhe identitetin tonë. Dilni dhe marshoni”, ka thënë ajo. 

    Artikuj të ngjashëm

    Pas alarmit për bombë: Vazhdon tentimi i 42-të për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit

    Çitaku: Edhe më të rrezikshme se kërcënimi me bombë janë prirjet totalitare të LVV-së

    Bekë Berisha tha se do ta votojë cilindo kandidat në votim të hapur, reagon Haradinaj

    Të Fundit

    Pas alarmit për bombë: Vazhdon tentimi i 42-të për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit

    Çitaku: Edhe më të rrezikshme se kërcënimi me bombë janë prirjet totalitare të LVV-së

    Bekë Berisha tha se do ta votojë cilindo kandidat në votim të hapur, reagon Haradinaj

    Zemaj: Besojmë që VV-ja do ta gjejë mirëkuptimin që ta kryejë procedurën e zgjedhjes së kryeparlamentarit

    Bogujevci thotë se ‘‘procedurat janë shumë të kjarta”: Opozita s’ka votuar, ky është problem i madh

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.