“Shqiponja dy krenare, do të fluturoj përherë në qiellin e Kosovës”, vajza e Jakup Krasniqit emocionin me fjalët për babain e saj

Dje u mbajt seanca dëgjimore para Gjykatës Speciale, ku krerët e UÇK-së u deklaruan të pafajshëm, shkruna GazetaDemos.

E në fjalimin e tij, ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi emocionoi të gjithë. Kjo për faktin se ish-zëdhënësi i UÇK-së u paraqit me një kollare e cila ishte e kuqe ku mbante disa shqiponja dy krenare.

Qindra e mijëra komente erdhën në portalin tonë në shenjë dashamirësie e përkrahje për Jakup Krasniqin.

Përveç reagimeve të shumta të qytetarëve, për këtë detaj mjaft emiocionues reagoi edhe vajza e tij, Gresa.

Ajo postoi fotografinë e babit të saj për të cilin krenaria që ajo ka për të është mjaft e madhe.

Kësaj fotografie ajo ia shkoi edhe himnin shqiptarë.

Fjalë tjera emocionuese, Gresa shkoi edhe në një fotografi tjetër.

“Shqiponja në krevatën tënde sot , do të fluturoj krenare përherë në qiellin e Kosovës. Të dua pafund”, ka shkruar ajo.

No description available.

Fjalimi i tij i plotë dje në seancë:

Reklama