Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Shqipërinë në maj e vizituan 1 milion turistë të huaj, 95 për qind prej tyre nga Europa

    25/06/2025 09:14
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Në majin e vitit 2025, Shqipëria ka përjetuar një fluks të lartë vizitorësh, sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave të Shqipërisë (INSTAT). Gjatë këtij muaji, në vend kanë hyrë mbi 1,6 milion shtetas shqiptarë dhe të huaj që shënon një rritje prej 4,3 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

    Vetëm turistët e huaj kanë qenë mbi 987 mijë, që përfaqëson një rritje prej 1,4 për qind krahasuar me majin e vitit të kaluar. Ndër ta, 95 për qind kanë qenë shtetas nga vendet e Europës, konkretisht 72 për qind nga Europa Jugore dhe 14 për qind nga Europa Perëndimore, raporton Trt global.

    Qëllimi kryesor i vizitave ka qenë turizmi. Hyrjet për pushime përbëjnë 98 për qind të rasteve, me një rritje prej 0,9 për qind krahasuar me majin e vitit 2024.

    Gjithashtu, gjatë periudhës janar–maj 2025, Shqipërinë e kanë vizituar gjithsej 3,4 milionë turistë të huaj – 3,9 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

    Pritshmëritë e turoperatorëve mbeten të larta, veçanërisht për muajt e verës, kur Shqipëria zakonisht regjistron flukset më të mëdha turistike.

    Artikuj të ngjashëm

    Policia me dron e me vetura inteligjente gjobit qytetarët, ua dërgon dënimet me postë

    Ish-negociatori amerikan: Sulmet kanë dëmtuar programin bërthamor të Iranit, por uraniumi i fshehur mbetet rrezik urgjent

    SHKKSH: Vazhdon edhe sot operacioni i kërkimit për gjetjen e 85-vjeçarit, Nebi Tejeci

    Të Fundit

    Policia me dron e me vetura inteligjente gjobit qytetarët, ua dërgon dënimet me postë

    Shqipërinë në maj e vizituan 1 milion turistë të huaj, 95 për qind prej tyre nga Europa

    Ish-negociatori amerikan: Sulmet kanë dëmtuar programin bërthamor të Iranit, por uraniumi i fshehur mbetet rrezik urgjent

    SHKKSH: Vazhdon edhe sot operacioni i kërkimit për gjetjen e 85-vjeçarit, Nebi Tejeci

    Microsoft bllokon Google Chrome në Windows

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.