Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Shqipëria “qendër e diplomacisë”, Rama sot mirepret liderët e 13 shteteve të rajonit

    16/06/2025 07:45
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Shqipëria sot do të mirëpres Ministerialin e Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore.

    Kjo u bë e ditur gjatë ditës së djeshme nga vetë kryeministri Edi Rama, ku ka theksuar rëndësinë e këtij eventi për pozicionin e Shqipërisë.

    Rama mes tjerash, tha se Tirana zyrtare, është e angazhuar plotësisht për të nxitur përparimin e vendeve të rajonit drejt integrimit në BE.

    ”Shqipëria, sërish në qendër të diplomacisë ndërkombëtare. Më 16 Qershor 2025, zhvillohet Ministeriali i Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore Vendi ynë është i angazhuar plotësisht për të nxitur përparimin e vendeve të rajonit drejt integrimit në BE”, tha ai.

    Tirana mori Kryesimin e SEECP-së për periudhën Korrik 2024-Qershor 2025, pas Shkupit, dhe kryesuesja e radhës do të jetë Sofja.

    Sipas agjendës në orën 14:30 – 15:15 do të zhvillohet pritja e delegacioneve nga presidenti i Republikës Bajram Begaj dhe më pas fjalë hapëse prej kreut të shtetit. Presidenti Bajram Begaj pritet të zhvillojë edhe takime të veçanta me homologë dhe liderët pjesëmarrës për të thelluar më tej bashkëpunimin e Shqipërisë me këto vende. Në mbyllje të samitit, presidenti Begaj do t’i kalojë homologut të tij bullgar Radev kryesinë e radhës të SEECP-së.

    Në fund, pritet të mbahet edhe një deklaratë për shtyp nga Begaj, presidentja e RMV Gordana Siljanovska-Davkova dhe ai i Bullgarisë Rumen Radev. Shqipëria si kryesuese e radhës e SEECP për periudhën qershor 2024 – korrik 2025 nën sloganin “Formësimi i së ardhmes sonë europiane” ka kontribuuar në forcimin e bashkëpunimit rajonal, për zbatimin e objektivave të Tregut të Përbashkët Rajonal, si dhe duke përshpejtuar procesin e integrimit evropian. SEECP përbëhet nga 13 vende pjesëmarrëse, të cilat janë edhe anëtare të Bordit të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), si: Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Sllovenia, Kosova dhe Turqia.

    Ky forum bashkëpunimi rajonal synon forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë midis të gjithë Pjesëmarrësve nga Evropa Juglindore (EJL) dhe transformimin e këtij rajoni në një zonë paqeje, sigurie, stabiliteti dhe bashkëpunimi, me qëllimin kryesor integrimin e plotë të EJL-së në strukturat evropiane dhe euroatlantike.

    Tirana mori kryesimin e SEECP-së për periudhën korrik 2024 – qershor 2025, pas kryesimit të mbajtur më parë nga Shkupi, dhe do t’i pasohet në vijim Sofjes. Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore u iniciua në vitin 1996 gjatë takimit të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve pjesëmarrëse në Sofje, ndërsa Samiti i parë i SEECP-së u zhvillua në Kretë në vitin 1997.

    Artikuj të ngjashëm

    Paralajmërohet mbyllje e bizneseve e largime nga puna pas vendimi të ZRrE-së

    Sulmet iraniane gjatë natës, raportohet për 4 viktima në Izrael

    Trump tha se “e ndali shpërthimin e luftës mes Kosovës dhe Serbisë”- Grenell e shpërndan postimin

    Të Fundit

    Paralajmërohet mbyllje e bizneseve e largime nga puna pas vendimi të ZRrE-së

    Shqipëria “qendër e diplomacisë”, Rama sot mirepret liderët e 13 shteteve të rajonit

    Sulmet iraniane gjatë natës, raportohet për 4 viktima në Izrael

    Trump tha se “e ndali shpërthimin e luftës mes Kosovës dhe Serbisë”- Grenell e shpërndan postimin

    Javë e nxehtë na pret, temperaturat deri në 30 gradë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.