Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi ka njoftuar se Forcat e Armatosura janë dërguar në Kukës në gatishmëri për të mbështetur banorët e disa prej komunave në Kosovë të cilët janë prekur nga vërshimet.
Rreth kësaj ka reaguar deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku.
Çitaku në Facebook ka shpërndarë videon nga Kukësi, ku edhe ka falënduar Shqipërinë.
“Shqipëri tu rritë nderi!”, ka shkruar shkurt Çitaku.