Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se Shqipëria ka marrë miratimin për të nisur negociatat për Grupkapitullin 4, që përfshin tema kyçe si mjedisi, energjia dhe infrastruktura e qëndrueshme.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Rama e cilësoi këtë zhvillim si një dëshmi të përparimit të Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.